Lëre turpin dhe shko në Paris (FOTO)
Në Paris është hapur një restorant komplet nudo, ku mund të hash darkë i zhveshur tërësisht nga rrobat, ndoshta edhe nga mendimet.
Restoranti mban emrin O’Natyrel i cili u hap ditën e premte për publikun. Një natë para hapjes, ishin vetë stafi të cilët e inauguruan dhe hëngrën një darkë nën dritën e qirinjve, pa rroba në trup.
Pas hapjes, ishin banorët e zonës pranë, të cilët nuk hezituan farë të shkonin të provonin eksperiencën e re. Ndërsa për ju lexues që jeni të interesuar, mund ta gjeni në rrugën Gravelle, aty ndodhet një tabelë me numrin 12.
Aty ndodhet edhe restoranti. Restoranti mban rreth 40 njerëz, ndërsa çmimi shkon rreth 30 euro. Rrobat duhet ti lenë në gardërobën para hyrjes. Në Paris ka gjithmonë risi, me njerëz të cilët po përshtaten më së miri me nuditetin, pasi ka rreth 2.6 milion banorë të cilët e kanë kthyer nudizmin në zakon ose në rutinë. Ekziston edhe një pishinë ku ti mund të lahesh komplet nudo, nën praninë e njerëzve të tjerë. Kush nuk ka turp, le ta provojë.