Leskaj: KLSH 158 auditime në 2015-ën, dëmi ekonomik 125.8 mld lekë

Marrëveshjet koncesionare dhe  partneriteti privat-publik (PPP) do jenë fokusi ku do të përqendrohet auditimi i Kontrollit të Lartë të  Shtetit për vitin 2016.

Kreu i KLSH, Bujar Leskaj, duke raportuar në Komisionin e Ekonomisë për punë e këtij institucioni përgjatë vitit që lamë pas tha se në vitin 2015 janë kryer 158 auditime të performancës ose në nivelin 8.8%.

“Dhe në këtë vit synojmë që auditimet të rriten në nivelin prej 15%”, shtoi ai.

Sipas Leskajt, në vitin 2015 nga auditimet e bëra nga KLSH rezulton se dëmi ekonomik i shkaktuar nga parregullësite është 125.8 mld lekë, ose 919 mln euro.

Gjithashtu, kreu i KLSH-së i sugjeroi qeverisë të hartojë ligjin për përgjegjësitë materiale, ku autoritetet dhe institucionet të mbajnë përgjegjësi.

Refomës në drejtësi i uroj suksese, por kjo reformë duhet të vijojë në këtë drejtim, për mbajtjen dhe mosmbajtjen e përgjegjësive të dëmit/abuzimit”, apeloi Leskaj.

Në vijim të raportimit, ai tha se KLSH ka marrë në analizë edhe rezervat e kompanisë Albpetrol.

Teksa auditimet e KLSH janë shoqëruar edhe me kallëzime penale ndaj zyrtarëve të lartë dhe të mesëm.

“Në vitin 2015 KLSH ka bërë 51 kallëzime penale, mesatarisht 1 kallëzim në javë. Arsyeja është niveli i ulët i zbatueshmërisë. Para Prokurorisë janë dërguar zyrtarë të lartë dhe të mesëm. Dëmi ekonomik i shkaktuar për këto kallëzime është 85 mld lekë. Nga viti 2012-2015 ne kemi bërë gjithesej 170 kallëzime penale”, nënvizoi kreu i KSLH-së.

SHKARKO APP