Leskaj: Risku më i lartë për ekonominë, shfrytëzimi pa kriter i pasurive

Risku më i madh për ekonominë shqiptare është ai i keqmanaxhimit të pasurive natyrore.

Shqetësimi u ngrit nga kreu i KLSH, Bujar Leskaj, në konferencën e katërt shkencore me temë “Analiza e Riskut”, organizuar nga KLSH.

“Të mos politizojmë kumtesat. Jetojmë në një mjedis të ngarkuar nga një debat i ashpër politik. Duhet të bëjmë përpjekjet tona që idetë dhe sugjerimet tona t’i mbajmë larg politikës së ditës duke respektuar formatin e kësaj konference dhe standartet e institucionit të lartë të auditimit të KLSH”, tha ai.

Duke shtuar se Raporti i rrisqeve globale 2015 i Forumit Botëror Ekonomik në Gjenevë rendit si risqe me propabilitet më të madh për të ndodhur në ekonominë botërore  dhe që kanë impakt më të lartë dukur si deflacionin, krzat financiare, goditjet e çmimit të energjisë, dështimin e mekanizmave themelorë financiarë, papunësinë strukturore të lartë, apo të tjera si pabarazia e ndjeshme nga të ardhurat, përmbytjet, paqëndrushmëritë e thella politike dhe sociale.

“Nëse këtë hartë e sjellim në Shqipëri, mundësia e ndodhjes e pjesës dërrmuese të këtyre risqeve përgjatë 2016 është tejet e lartë. Risku më i lartë është ai i ngritur sistem në administratën shtetërore, risku i shfrytëzimit pa kriter të pasurive natyrore, keqmenaxhimit të kontratave koncesionare, sidomos në marrëveshjet hidrokarbure”, shtoi Leskaj.

SHKARKO APP