Letër e një nëne dërguar Edi Ramës

 HUMOR

Edi tu bëftë mëma, po të shkruaj se megjithëse jam lutur, ishallah kalon nga fshati jonë, e shikoj që këtej s’të bie udha… Eehhh biro të drejtë ke, këtej nga anët tona vetëm ca makina me rrota të mëdha kalojnë, vijnë mbushen e kthehen prapë….

To më thuaç ti me çfarë ngarkohen?! Di unë e zeza?! Po ma ha mendja ata të LSI-së do jenë, ata që ç‘të të thotë mëmë zeza, ata që s’të lanë të punoje rehat për 44 muaj…. E di biro e di, sa e di unë se di njeri dhimbjen tende…., se dinë njerëzia çdo të thotë të të dhembin kyçet nga ramatizma?!

Ashtu është edhe Ilir Meta te ty, ramatizëm. Edi bir, të shoh ditë për ditë e natë për nate…dhe s’ngopem, një të kishte fshati ynë si ty do kishim shpëtuar, por kur s’do, s’do. Djemtë tanë ikën e çanë nëpër Evropë dhe ja vijnë djemtë e botës mbjellin, korrin dhe e shesin hashashin për qejf, na punësojnë edhe ne, e ja me ato të shkreta e mbajmë frymën. Unë paguhem 50 mijë lekë në ditë dhe gozhdë me ka ngel të blej një makinë si ajo e Fatos Nanos…. Alamet makine ka qeni. Meqë ra llafi, shumë mirë bëre që u pajtove me Nanon. Dëgjo mëmën, harroini çfarë keni thënë për njeri-tjetrin, jo m*t ti, e jo m*t ai. Njësoj jeni biro, në mes mu*tërve na shkoi jeta, e rëndësishme është të shporrim njëherë e mirë të keqen e Shqipërisë, Ilir Metën. Pa pa pa biro, u bëra kaq vjeç, po njeri më të poshtër s’më kanë zënë sytë. Po pse s’të lë ty ta besh siç do Shqipërinë, pse?! Jalla Like dëgjove?! Ju poftisë Edi Ramës dhe se lë të bëj udhë?!

Edi bir, harrova të të thoja, me Lulin shkoni shumë, për kokën tende…aq, sa ndonjëherë ngatërrohem, kush është qy dhe kush është qy i them vetes?! Sy mos marrçi biro!! Unë kam patur probleme me tensionin vite e vite, po që kur u bëre bashke me Lulin, 12 me 8 e kam. Sa bukur të dy, si dy lule, si dy gonxhe… po ç’e do, s’të lë rehat ai Ilir Meta që s’di ç‘të të them?! Të akuzon ty që e mbushe vendin me hashash?! Po po mos e kishe lënë ti dhe Saimiri hashashin ne do kishim vrarë njëri-jatrin. Harram e pastë dorën tende harram! Më kujtohet si tani, sa bukur ja the atëherë kur u bë me Berishen ai Meta: “Zv/kryeministri M që e shkel me këmbë m…’. Ja ku ta them, ja përplase mu në fytyrë, po kur u bëtë bashkë se kam kuptuar, kush e hëngri m…. Lë qe ç’rëndësi ka, s’vjen e keqja nga llafet?!

Biro, se harrova të pyes, ç’domethënë koncesion?! Po pse si dhe mëmës një, apo s’është për mua, apo më bën keq për tencionin?! Mirë biro mirë, më fal se plakë dhe pak e roitur jam, se mosha bën të veten!

Edi, o Edi, o bir së fundmi të jap sihariqin, timonin që po kërkon pshat për pshat dhe qytet më qytet, eja se e ke këtu në pshatin tonë, te ri tringo, të madh, të gjatë, sa një rrotë zetori, apo e do më të madh?! Nejse, kur të duash eja merre se e ruan mëma si sytë e ballit, se ma kanë kërkuar edhe ata të LSI-së, por u kam thënë që s’di gjë. Kështu biro, se të lodha, se edhe s’ma ke ngenë se ke njëqind halle, por mos harro tu beftë mëma, timonin!

Uuu më fal që më hëngrët mortja jallah, çitjanet, i kam mbuluar mënjanë, i ke të raja të rehatshme, se me vjen për të qeshur, me këto çitjane që ka mëma s’te del po**a as për gjithë beharin. Eja merri dhe to ndiheç rehat me veten, apo sa shkon me këmishë dhe bluzë me nr.2?! Dëgjon biro, se me vjen prapë për të qeshur, se sa herë që ti thua 2, mua me vjen të them të hy*të. U mu thaftë gjuha mu në rrëze jalla! Ika biro ika, mos harro çitjanet dhe nr. 2?!

Të fala, Nënë Madhja!

SHËNIM:Kjo është një rubrikë humoristike që ironizon realitetin politik dhe social të vendit. Një pjesë e ngjarjeve dhe personazheve janë imagjinar

SHKARKO APP