Letër Edi Ramës

HUMOR

I dashur biri im Edi! Më raft’ një pikë mëmës, që kush e di sa e ke pritur letrën time?!…Po s’kam qënë mirë biro jo, nuk doja të të shqetësoja se ti je dhe në ballë të fushatës tani, por u mërzita shumë me atë Ilir Metën….ku i gjeti gjithë ata njerëz ne sheh…ku?! Dëgjo mëmën, i ka blerë, i ka blerë se po qe për lekë s’të fal ai…ai është ‘mafiozi’ i Shqipërisë. Kurse ti të keqen mëma jote ke lindur për fukaranë. 11 vjet kryetar bashkie pse s’t’u dëgjua njëherë llafi që more gjysmë koqe leku. Edhe atë shtëpi të shkretën, në Surrel..të duhet një jetë të tërë t’i lashë borxhet. Ke katër vjet kryeministër, i respektuar, i dashur, i komunikueshëm, pa koqe leku në xhep dhe po i bënë ballë kohës.

Ja ku ta thotë mëma, ja kalon edhe Enverit edhe Saliut të marrë së bashku. A qen o qen i mëmës, që më çmend ti mua …, ore meqë ra llafi, çdo të thotë ‘në vendin tim në vendin tënd, një i çmendur të gjithë i çmend’, se e dëgjova te mitingu i LSI-së. Ja ku ta thotë mëma, po e kanë për ty të të marrën të keqen. Se po qe për të çmendur, je ti që i çmend vërtet. Se në çdo televizor që ke dalë i ke lojtur në bythëm që nga ai Fegziu, e deri te ai Çani…apo ajo, si e ka ëmrin ajo, Eni Vasili…e mirë qënia ë?! Ore si shumë shpesh të kam parë të shkosh te ajo?! Hë se bëra shaka, shko tu bëftë mëma, shko, mirë bënë, se dhe këta të medias kështu janë, hidhju ndonjë copë, në fillim e lëpijnë pastaj e hanë. O Edi, dëgjon o…po qy Luli mo, erdhi na Amerika qy dhe ka takuar Trapin, na tregoi dhe fotografi jalla?! Po pjerdh Amerika për Lulin mo?! Se zor i madh për të dalë në fotografi me presidentin e Amerikës. Ty të të lutët presidenti Amerikan dhe nuk del. Ai po që është i çmendur. Se po ta dojë qejfi ty, poguan 10 fish nga ç’pogoi Luli dhe ha darkë me Trapin.

Nejse biro, që të mos të të lodh shumë, dëgjo mëmën, që to fitoç to fitoç, po nuk e di pse ja kam kaq shumë frikën këtij, Ilir Metës, nuk e di. Ka blerë gjithë rininë ka blerë. Po me ty nuk hahet dot jo, të merr të keqen ty. Se ti jo vetëm që je i fortë, po dhe shokët i ke të fortë si vetën…ke Gramozin që kur bërtet gjëmon si bubëllimë, që ju bëftë mëma ju bëftë, e kemi nga anët tona. Sa më pëlqen kur thotë ato llafe aq të bukura, fiks si nga anët tona. Nashi, duhish, rruhish, vampor, anxhensor, të haç, të piç, të rriç, të fleç… Këtë tu bëftë mëma mo e lësho kurrë nga vetja. Se të them që trim ke dhe Pandin, nuk them…po qy pse kur flet ti vetëm qesh?! Apo është i çmendur?! Apo qesh se mendon se dhe ti je i çmendur?! Le të thonë çfarë të duan tu bëftë mëma, se këtë vend vetëm një i çmendur mund ta bëjë. Se i çmendur ishte dhe Saliu, por ai nuk içmendi dot të tjerët, po u çmend për vete. Kurse ti, ta thotë mëma, ti to i çmendç të gjithë!

A mor Edi, mor bir, si s’na dole njëherë nga fshati jonë, apo ç’janë bërë dhe fiqtë…kishe ngrënë ca koqe, kishe mbushur barkun, një brez ujë te burimi dhe ikje., uuu meqë mu kujtuan koqet e fiqve, pse s’na dërgon atë Lali Erin këtej, se ai dhe i ha dhe i mbledh fiqtë. Apo do na sjellë asfaltin deri te shtëpia e, pa do na rrugullonte ujësjellësin, epo to na hapte shkolla, to na hapte çerdhe e…lere lere se jam curufjasur fare, në pshatin tonë, shtatë a tetë gjytyrymër jemi, ku ka mbetur fëmijë këtu?! Ja erdhi lali Eri, mirë me fiqtë e rregulloi, po kë to ngre hopa qy?! Apo to më marrë mua, jalla?! E të më hapen llafe në këtë moshë…pupupupu e zeza, e zeza.

Alo! Edi…uuu më fal biro, m’u duk sikur po flisja në telefon. U lodhe biro, po bëjë durim edhe një javë dhe ja hodhe lumit. Të gjithë për ty to votojmë, po më shumë ata të PD-së. Ua ke prishur mendjen, ua ke fituar zemrat. Si u thua mo, si u thua…në zemër PD-në dhe Saliun, votat për PS-në?! Nuk ka rëndësi me kë është shoferi, mjafton që otopuzi të shkojë në destinacion. Meqë ra fjala, ç’domethënë destinacion?! Se Ilir Meta tha: Po e mori Edi Rama, ne nga të sëmës vijmë, në të sëmës do shkojmë. Qy është destinacioni?!…Takort! Nashi të të pyes mëma, ndonjëherë do ndalojmë rrugës, apo ndreq për ndreqi në destinacion,…në të sëmës?! Jalla ç’më vjen për të qeshur….si u thua: votoni për PS-në edhe brenda i keni të dyja, edhe PD-në, edhe PS-në?! Domethënë po e more timonin vetëm ti, ne to i kemi brenda dhe PD-në dhe PS-në dhe timonin?! Jalla mos arrifsh që më shkrin së qeshuri ti mua!

Më kërnaqe biro, më kërnaqe…aman të të shoh ty timonier pa në të sëmës të shkojë otopuzi…Edi, e ke parasysh atë historinë e një otopuzi që kish marrë të tatëpjetën, dhe një burrë që vraponte pas otopuzit që ta arrinte dhe njerëzia që qeshnin me të?! A mavriu ti mor budalla, po kapet otopuzi me vrap?! Edhe ai u përgjigjej, nuk kapet o jo, po unë jam shoferi. Ik nashi, ik se të lodha. Po e mbyll se më duhet të thaj e ndër hashashin. Nesër vijnë e marrin mallin çunat, që në sabah…ë? Tanët janë, tanët…ik, ik tu bëftë mëma, të puth nga larg dhe mos harro, 2…hahahaha…Nënë Madhja pa hale, më fal, pa halle!

SHËNIM:Kjo është një rubrikë humoristike që ironizon realitetin politik dhe social të vendit. Një pjesë e ngjarjeve dhe personazheve janë imagjinare.

SHKARKO APP