Letra dhe keqardhje

Nga Ilir Levonja/Pandeli Majko, një nga ish kryeminstrat e Shqipërisë dhe deputet aktual i Kuvendit, u kujton sot shqiptarëve rrezikun e përfshirjes së Shqipërisë në një spirale anti perëndimore. Kjo e gjitha qëndron në dështimin e përditshëm midis pozitës dhe opozitës për reformën në drejtësi.

E gjitha kjo për shkak se vendin e udhëheqin njerëz pa kohë. Me një fjalë që nuk janë të përgjegjshëm për rëndësinë e reformave etj. Çfarë të thuash. Jeta jonë politike shtetare është e gjitha një mëndje më vete. Pasi gjithmonë etiketohet ai, tjetri. Dhe jo raporti dual pozitë opozitë. Pra Ne-ja që është edhe thelbi i demokracisë. Shkurt unë do e besoja Majkon me shpirt të pastër sikur të thoshte Ne, njerëzit pa kohë, e kemi çuar vendin në një spirale anti perëndimore.

Pasi gjatë këtyre njëzetë e pesë vite demokraci, si student dhjetorist, si anëtar i lartë i një force politike, si qeveritar i parë etj., ka hisen e tij. Pasi në një etape sociale, në një stad zhvillimi, dështimi nuk është produkt i një pale, por i së tërës. Po kujt t’ia thuash? Këtij politikani që e vë re antiamerikanizmin apo antiperëndimin…, tani. Dhe jo në kohën e darkave te Krokodili në prillin e vitit 2010. Të bojkotit me mburrje. Apo edhe çadrave beduine në një nga bulevardet e stafetave dhe pankartave, brohoritjeve etj. Por edhe makinave të ujit, shkopinjëve të gomës, plumbave dhe vrasjeve për shkak të dështimit politik.
Shqipëria Pandi, ka kohë që gjëndet në një spirale anti perëndimore?! Dhe fajtori nuk është vetëm një njeri, por të gjithë ne. Kjo është e dukshme, edhe në gjërat e jetës, larg politikës. Por që e ka origjinën aty.Qoftë edhe kur ka pamje faljesh masive. Apo bankete syfyresh në sheshe publike. Shqipëria sot është atdheu, ndofta i vetëm, i cili ka më shumë shqiptarë jashtë territorit, se brenda tij.

Për rrjedhojë ata që janë aty janë kthyer në militantë xhihadistë aq sa vetëm tek ne demokracia është tërësisht një luftë e shenjtë fetare. Dhe ti padiskutim që ke pjesën tënde. Vetëm nga një fakt i thjesht. Ngritjen e dorës pro kultit të individit, varrosjen e rregullave të shenjta të qarkullimit të vlerave. Ke pjesën tënde në mashtrimin e madh shoqëror për sistemin e pavlerë të aleancave qeverisëse.
I gjithë ai vend është i marrë peng nga hirearkia.
Aletatët tuaj apo ”miqtë” tuaj siç edhe i cëlësoni ju shpesh, ata nga bota. Janë sot pensionistë politikë të nderuar. Kurse ju akoma në poste drejtuese. Akoma protagonistë bisedimesh për reforma. Nuk po bëni gjë tjetër, veçse po i tregoni njerëzimit se Shqipëria është vend i nënave shterpë. Mjafton të kujtojmë pritjet e përcjelljet e tua në mars-prillin e 1999-ës, luftën e Kosovës.

Atë që ti shpesh të pëlqen ta përmendësh. Toni Bler, Klinton, Prodi. Apo edhe ai austriaku që i tha perëndimit se nuk e bënte dot dallimin midis djallit dhe ëngjullit tek politikani shqiptar…, Vranicky i bisedimeve të vështira shqiptare. Të gjithë janë në pension politik. Kurse tek ne pensionimi është tabu e justifikuar me postulatin, më do populli.
Dhe me që i referohesh letrës së ambasadorit, në ‘të ka dhe një paragraf me përmbajtje të tillë.
“Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kundërshtuar vëndet e rezervuara sepse kjo formulë do t’i etiketonte menjëherë anëtarët e komisionit të vetingut ose pro qeverisë, ose pro opozitës. Vetingu ka për qëllim të kthejë besimin në gjyqesor duke larguar manipulimet partiake. Ndikimi i qartë politik sugjeron se modeli i vëndeve të rezervuara do ta minonte këtë besim”.
Thelbi i këtij teksti nuk bën fajtor vetëm njërën palë. Por të dyja. Pavarsisht se për momentin, ju keni marrë stafetën e rilindasit duke demonstruar me gisht fajtorin, penguesin e reformave etj.
Nuk e kishit këtë mendim kur ishit opozitar.
Ndofta mendësia e shtetarit shqiptar se pushteti është i pafund. Dhe shteti im, shtetarët e mi e kanë kohën e mjaftueshme të mbulojnë e të zhdukin provat etj. Ose të bindur vërtetë se jeni kristal, kujtoni se do i shpëtoni Vetingut. Por e ke gabim. Sepse nëse një ditë Shqipëria do ketë vërtetë realitetin e drejtësisë perëndimore, përqindja e mëkatarëve do jetë në kufijtë e shifrave të hatashme.
Kjo e gjitha për shkak të asaj hirearkie aktuale, që ditës bëjnë opozitë të ashpër në Kuvend. Kurse darkave janë fqinjë vilash në gjirin e ngjalave. Dhe ti thua Shqipëria mund të përfshihet në një spirale anti perëndim. Sinqerisht më vjen keq, pasi Shqipëria është aty prej kohësh.

SHKARKO APP