Letra e gruas për bashkëshortin bëhet virale: Ti do të shohësh 3 ndeshje në ditë, unë po iki …

Sot do të startojë Kupa e Botës në Rusi, teksa e gjithë vëmendja gjatë këtij muaji deri në mesin e korrikut do të jetë të ndeshjet që do të luhen në impiantet më të bukura ruse. Sportdashësit që janë të pasionuar pas futbollit do të jenë disi të zënë, teksa bashkëshortet kanë nisur që të shfaqin pakënaqësitë e para në rrjetet sociale.

Një tifoz ka gjetur në shtëpi një letër nga bashkëshortja, të cilën e ka postuar edhe në “twitter”.

“Duke qenë se ti do jesh duke shikuar 3 ndeshje në ditë dhe përmbledhjet e tyre 24/7, kam vendosur të shkoj të qëndroj të motra ime gjatë Kupës së Botës.

Te kam lënë disa shënime (instruksione) në mënyrë që ta përballosh këtë periudhe që me sa duket do jetë e vështirë. Të kam shkarkuar në ipad një video nga youtube se si të përdorësh një makinë larëse, qe me shumë mundësi do jetë një tentativë e kotë.

Të lutem vendosi koshat (i nxjerrin në rrugë që t’i marrin makinat e mbeturinave) në datat përkatëse: koshi jeshil 20/6+4/7; koshi gri 26/6+11/7 (asnjë ndeshje nuk fillin para orës 11 kështu që është gjëja e parë që duhet të bësh)”, shkruhet në disa nga këshillat që ajo i ka vendosur në letër.

 

SHKARKO APP