Letra e mjekut zbulon “sëmundjen e rrezikshme mendore” të Lady D

Tre mjekë të familjes mbretërore i dhanë një dozë antidepresantësh princeshës Diana

Ndoshta bulimia dhe depresioni, tek Lady D nuk ishin thjesht efekt i një martese jo të lumtur dhe një situate të pasigurt familjare.

Sipas një letre të mjekut Sir John Batten, mjeku i familjes mbretërore angleze ai kishte diagnostikuar tek “princesha e trishtuar” një sëmundje gjenetike mendore, që mund të kishte krijuar një “katastrofë për familjen mbretërore”.

Mjeku i gjykatës ka pasur mundësinë të vizitojë gruan e Charles, gjatë viteve të para të martesës, kur marrëdhënia midis tij dhe Dianës kishte nisur të shfaqte dyshimet e para dhe fantazma e Kamilës lundronte brenda jetës së tyre.

Në veçanti, në raportin mjekësor, – të gjetur nga Daily Mail, thuhet se “gjendja e rrezikshme” e Spencerit ishte gjenetike dhe mund të ishte transmetuar tek të dy fëmijët (sapo të lindnin). Por nuk ishte vetëm Batten që u mor me shëndetin e Lady D, por u diagnoza u shqyrtua edhe nga tre mjekë besnikë të mbretërisë. Së fundi, një dokument mjekësor që daton në shkurt 1983 dhe i nënshkruar nga psikoanalisti Alan Mc Glashan – një mjek i besuar i princeshës, tashmë të zhvendosur nga familja mbretërore, u kundërshtua nga kolegët.
McGlashan shkroi në raport se Sir John dhe mjekë të tjerë në Buckingam Palace, ishin shumë të frikësuar nga simptomat e paraqitura nga Lady D dhe “frikësoheshin për një mundësi të një katastrofe për familjen mbrëtërore”. Diana i rrëfeu psikoanalistit se të tre mjekët e gjykatës i dhanë asaj ilaçe kundër depresionit dhe i bënë një terapi sjelljeje, për shkak se princesha ëndërronte përbindësha detarë gjatë natës. Megjithatë, asnjë terapi nuk ka funksionuar.

Përveç anktheve, ajo që i shqetësonte mjekët e Dianës ishin bulimia, ankthi i vazhdueshëm, depresioni, dhe vetëvlerësimi shumë i ulët, megjithëse specialistët ia njihnin një aftësi të madhe për t’u dukur në publik.

Doktor McGlashan, përkundrazi, kishte një mendim të ndryshëm për shqetësimet që goditën nënën e Williamit dhe Harryt: “Ajo është një grua shumë normale, me çrregullime emocionale, jo patologjike”. Më vonë, edhe princi Carlo, u kurua nga psikoanalistët e besuar të gruas së tij të parë, duke qëndruar për 14 vjet nën kujdes.

A e kanë ekzagjeruar qëllimisht mjekët e gjykatës diagnozën e problemeve psikofizike të Dianës për ta mbajtur larg familjes mbretërore? Të gjitha hipotezat janë të hapura, por kjo sëmundje mendore gjenetike e Dianës, është ende një mister i fatit për një nga princeshat më të dashura të historisë.

SHKARKO APP