Lëvizja e Salianjit, deputeti Dogjani: PD duhet që të riorganizohet

Deputeti i PD, Asllan Dogjani teksa ka komentuar lëvizjen e Ervin Salianjit, thotë se në selinë blu nuk janë ndaluar asnjëherë zërat kundër. ”Në një familje politike duhet të ketë debate dhe diskutime, sepse i shërben politikës dhe partisë dhe aq më tepër në një parti si PD që ta them sinqerisht që jam aty që prej 2013 dhe debati s’ka munguar ndonjëherë. Unë isha i pari që doli kundër kodit zgjedhor dhe e kam parashikuar ky kod si shërbente PD. Nëse Berisha do thoshte që brenda PD s’ka zë dhe nuk lejohet të flitet atëherë do të ishte një problem i madh”,-tha ai.

Nga ana tjetër, Dogjani shton se PD do të bëjë një analizë paszgjedhore për zgjedhjet e 11 majit. Ai theksoi se Partia Demokratike ka nevojë për një riorganizim. ”Në këto momente kemi probleme, duhet riorganizim partie, analizë, duhet parë se ku gabuam dhe çfarë nuk shkoi, po nëse kemi prap përballë këtë regjim që s’do të ketë zgjedhje të ndershme ne prap nuk fitojmë.

Unë s’dua që Shqipëria të digjet dhe të merren armët që të vijë PD në pushtet. Opozita duhet që të bëjë diçka që t’u tregojë ndërkombëtarëve se në këtë vend është regjim. Unë mendoj se ne duhet që të merremi me skandalet dhe me vjedhjet e kësaj qeverie. Pas zgjedhjeve do të bëhet analiza në çdo sesion dhe do të bëhen takime edhe me qytetarët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?