Lëvizje të re brenda demokratëve? Kikia: Duhet të ngrihet një platformë, e vetmja mënyrë për të shpëtuar PD-në

Kafeja e konsumuar mes disa figurave të PD-së, ka hedhur në debat nevojën për Ndryshimin e kësaj partie. Analisti dhe gazetari Mentor Kikia thotë se kjo situatë ka ndezur diskutimet për një lëvizje të re të brendshme brenda partisë kryesore të opozitës, por ende nuk shihet një nismë e qëndrueshme që mund të sjellë ndryshim real.

Kikia tha se perceptimi publik po e fryn këtë histori më shumë sesa është në realitet. ”Mendoj se shumë njerëz dëshirojnë që ajo të ndodhë dhe kjo histori po fryhet. Nëse shohim mënyrën si po ndërtohet ky tur takimesh, ngjan me një foltore që organizoi Berisha kur mori sërish PD-në”, u shpreh ai.

Për të mbështetja e PD vijon të bjerë edhe pas krizave të njëpasnjëshme të qeverisë. Ai theksoi se qytetarët po tregojnë indiferencë, edhe pse PD bën thirrje për protesta apo reagime publike. ”PD duhet të shohë veten në pasqyrë për të parë edhe përgjegjësitë e veta”,-deklaroi Kikia. Megjithatë, ai theksoi se ende nuk shikon një lëvizje të organizuar apo serioze që mund të krijojë një realitet të ri brenda PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Nëse ka një grup të caktuar në PD, le të zhvillojnë betejën demokratike brenda partisë, të ngrejnë një platformë, të lobojnë për të marrë shumicën e votave dhe të fitojnë garën ndaj Berishës. Vetëm kështu shpëtohet PD”,-u shpreh Kikia, duke shtuar se çdo përpjekje që zhvillohet “nëpër kafene” do ta kthejë partinë në një “parti kafenesh” dhe asgjë më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?