LEZHË/ Numërohen 14 kuti, PS lë mbrapa PD për vendin e parë. LSI forcë e tretë, surprizë PDIU

Ka nisur procesi i numërimit të votave në Qarkun e Lezhës. Nga 14 kutitë e para të numëruara, nga 263 gjithsej, udhëheq Partia Socialiste e ndjekur me një diferencë prej gati 300 votash nga PD.

Konkretisht në bazë të rezultatit që ka prodhuar hapja e 14 kutive të para të votimit, Partia Socialiste ka siguruar 1214 vota ose 44,6%, Partia Demokratike ka marrë 964 vota ose 37,5%, LSI ka 342 vota dhe surpriza e këtij qarku duket se është PDIU që ka zënë paraprakisht vendin e 4 me 64 vota.

SHKARKO APP