LEZHË/ Numërohen 89 nga 263 kuti, ja përqindja për PS-PD-LSI
Në Lezhë ka përfunduar numërimi i 89 kutive nga 263 të tilla që ka ky qark dhe nga shifrat e deritanishme, Partia Socialiste është kryesuese me 45.12% të votave.
PD vjen e dyta me 34.16% të votave, ndërsa LSI renditet e treta me 15.34% të votave.
Lezha ka 7 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandeteve është ky: PS 3 mandate; PD 3 mandate; LSI 1 mandat.
Kandidatët PD-3
Aldo Bumçi
Lindita Metaliaj
Anton Frrokaj
Kandidatët PS-3
Lindita Nikollaj
Pjerin Ndreu
Gjetan Gjetani
Kandidatët LSI-1
Viktor Tushaj