Lezhë, policia konfirmon plagosjen e anëtarit të LSI. Por nuk jep të dhëna për autorët
Policia e Lezhës ka dalë pak minuta më parë me një deklaratë për mediat për plagosjen e ndodhur sot në Shëngjin.
Policia konfirmon incidentin por nuk jep asnjë të dhënë për autorët dhe motivet e ngjarjes që ndodhi para Qendrës së Votimit.
Njoftimi i policisë Lezhë:
Me datë 25.06.2017, rreth orës 10:15 është marrë njoftim se në rrugën kryesore midis shkolles 9- vjeçare Shëngjin dhe lokal “Restorant Detari” në Shëngjin ka patur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku nga kqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar 1 gëzhojë armë zjarri.
Tek spitali nuk ka mbërritur asnjë person për ndihmë mjekësore. Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka qenë i çastit midis shtetasit F.D. 27 vjeç, dhe personave të tjerë për të cilët po punohet për identifikimin e tyre. Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes. Proçesi i votimit vijon normalisht.