Lezhë – Thatësira e verës, nis përllogaritja e dëmeve për fermerët në bujqësi

Thatësira e tejzgjatur me temperatura të larta gjatë kësaj vere ka sjelle dëme të shumta në sektorin e bujqësisë në Lezhë.

Konstatimi vjen nga nga Drejtori i Bujqësisë, Ndoc Lleshi sipas të cilit shumë kultura bujqësore janë tharë, kjo edhe për shkak se ka zona ku mungon sistemi vaditës.

Ndoc Lleshi: “Pasojat kanë qenë të përshkallzuara sipas kulturave bujqësore, kryesisht tek bimët e arave që kërkojnë më shumë sasi ujë për njësi prodhimi dhe në njëfarë mase edhe dru frutorët.”

Brenda pak ditësh specialistët e bujqësisë do të nisin përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara gjatë verës, por ende nuk dihet nëse fermerët e dëmtuar do të dëshmpërblehen.

Kjo situatë ka penalizuar shumë familje në rajonin e Lezhës, të cilat kanë si burim të vetem të ardhurash bujqësinë.

SHKARKO APP