LIBRA, Blushi: Ligji i pronave 7501 do ndalojë së funksionuari, Rama tepsixhi

E drejta e pronësisë do të jetë çështja e parë së cilës partia e Ben Blushit do ti japë zgjidhje nëse fiton zgjedhjet. Teksa ka kërkuar votën në Babrru, Blushi u ka premtuar banorëve anulimin e ligjit 7501, të cilin e cilësoi persekutues për ish-pronarët.

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ka premtuar se çështja e parë që do të zgjidhë nëse do të fitojë zgjedhjet do të jetë e drejta e pronësisë.

Në një takim me banorë të Kamzës e Babrrusë, Blushi akuzoi qeverinë se deri më tani nuk ka dashur ta zgjidhë çështjen e pronave.

Blushi: Nuk ta japin pronën, këta i kanë marrë peng të gjithë pronat e Shqipërisë. Gjëja e parë që do të bëjmë, se unë kam votuar kundër ligjit të pronave që e bënë këta para dy vjetësh, për të zgjidhur problemin e pronave do ti jap fund atij 7501. Nuk është shumë histori e lehtë ajo, por nëse ka vullnet bëhet. Këta nuk e kanë zgjidhur problemin e pronave për shkak të korrupsionit, nuk duan se i marrin pronat vetë. Ne duam ta zgjidhim këtë punë dhe u premtoj të gjithë pronarëve që do të merrem vetëm me punën e pronave.

Blushi i tha qytetarëve të Babrrusë se Edi Rama është një tepsixhi i cili meriton të shkarkohet në 25 qershor.

SHKARKO APP