Librazhdi pret ndërrimin e viteve me atmosferë festive, Rama poston videon magjike
Qyteti i Librazhdit po e pret ndërrimin e viteve me një atmosferë festive. Aktivitetet e shumta të organizuara gjatë ditëve të fundit kanë krijuar entuziazëm te qytetarët, të cilët janë mbledhur në sheshin kryesor për të festuar, duke shijuar muzikën nga këngëtarët e ftuar.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga atmosfera festive në Librazhd, ku qytetarë të të gjitha moshave shihen teksa kërcejnë dhe argëtohen nën ritmet e muzikës, duke i dhënë qytetit një energji të veçantë në prag të Vitit të Ri.
Gjatë gjithë muajit dhjetor, në Librazhd janë zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore dhe argëtuese për fëmijë dhe të rritur, përfshirë shfaqje artistike dhe koncerte me këngëtarë të njohur të skenës shqiptare. Atmosfera festive është ndjerë në të gjithë vendin, ku qytetet e Shqipërisë janë zbukuruar me dekorime shumëngjyrëshe, pemë Krishtlindjesh dhe ndriçime vezulluese që kanë transformuar sheshet dhe rrugët kryesore.
Gjatë ditëve të dhjetorit, në sheshet kryesore të qyteteve janë organizuar aktivitete festive me muzikë live dhe performanca artistike, të cilat do të kulmojnë mbrëmjen e nesërme, më 31 dhjetor, në natën e ndërrimit të viteve.
KOHA JONË SONDAZH

