Licencimi i hidrokarbureve, Kushtetueja kundër pezullimit

Gjykata Kushtetuese ka rrëzar pak minuta më parë kërkesën për pezullimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për licencimin për aktivitetet e  hidrokarbureve.  Kërkeza për pezullim u bë nga Unioni i Shoqatës së Hidrokarbureve.

Ky vendim cakton se taksa për një karburant apo një pikë shitjeje në Tiranë është 5 milionë lekë dhe në qytete të tjera  2 milionë lekë.

Sipas Unionit të Hidrokarbureve me këtë  vendim qeveria ka 50-fishuar taksën duke cënuar lirinë ekonomike.

Ndërkaq, Gjykata Kushtetuese vijon shqyrtimin e kërkesës Unionit të Shoqërive Hidrokarbure, ku në seancë aktualisht po flet përfaqësuesja e Avokaturës së Shtetit. Sipas këtij institucioni janë mbi 1100 karburante në gjithë vendin jashtë standardeve të BE-së.

SHKARKO APP