LICENSOHET fondi i investimit “Credins Premium”

3 qershor 2016 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në mbledhjen e datës 30 Maj 2016 shqyrtoi dhe miratoi licencimin e “Credins Invest” sh.a., Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, si dhe miratoi  Fondin e Investimit “Credins Premium”.

Credins Invest sh.a. është shoqëria e dytë në tregun Shqiptar që licencohet për të administruar sipërmarrje investimesh kolektive dhe fonde pensioni vullnetar. “Credins Premium” është fondi i tretë i investimeve që licencohet në nivel kombëtar.

Maltin Korkuti, Drejtor i Përgjithshëm i Credins bank  shprehet  “Miratimi i Fondit të investimit Credins Premium, shënon një zhvillim  të rëndësishëm në tregun financiar shqiptar duke  zgjeruar alternativat e investimeve për qytetarët shqiptarë Fondi Credins Premium do t’iofrojë investitorit shqiptar mundësinë për të investuar kursimet në Lekë duke përfituar menaxhim profesional të portofolit të aseteve, likuiditet të garantuar të fondeve, dhe kthim të kënaqshëm nga investimi.Credins Bank zotëron 76% të aksioneve të Shoqërisë Administruese. Fondi do të ofrohet nëpërmjet rrjetit të degëve të Bankës Credins, e cila do të veprojë si agjent i Credins Invest.”

Shoqëria  Administruese  që do të administrojë  Fondin e Investimit “Credins Premium” operon në treg që në vitin 2011, licensuar fillimisht me vendimin nr. 156 datë 23 nëntor 2011 dhe ka nën administrim Fondin e Pensioneve “SiCRED Pensions”. Në fund të tremujorit të parë të vitit 2016, Fondi “SiCRED Pensions” kishte 5,242 anëtarë me një total asetesh prej Lekë 162 milionë Lekë, duke u renditur si fondi i dytë në treg përsa i përket numrit të anëtarëve.Zgjerimi i aktivitetit të Shoqërisë Administruese është një siguri e shtuar për anëtarët e fondit të pensioneve në drejtim të mirëadminsitrimit të fondit të tyre.

Ekspertiza e profesionistëve të angazhuar në Shoqërinë Administruese,  është një garanci shtesë për grupin aksioner ne pritshmerite e tyre per suksesin e fondit te sapomiratuar.

 

 

SHKARKO APP