Lidhja “Autotalks” që redukton numrin e aksidenteve, ja si do të funksionojë

Lidhja Autotalks mundëson dialogun mes makinës dhe motorit mund të evitojë në të ardhmen gati 1/3 e aksidenteve me motor. TechSot shkruan se është një studim i Bosch, kolosi botëror i shërbimeve teknike, që ka zhvilluar së bashku me Autotalks, Cohda Wireless e Ducati, një zgjidhje inteligjente për të reduktuar problemin e madh të aksidenteve rrugore, që përfshijnë dhe mjetet me dy rrota.

Motociklistët janë 18 herë më shumë të rrezikuar për aksidente, dhe numrin e lartë të vdekshmërisë. Një ndër motivet kryesore për aksidentet me vdekje të motoristëve është fakti se ata mbesin të padukshëm në rrugë, gjatë trafikut, apo në kryqëzime, dhe nga ana e përdoruesve të mjeteve janë fare të papërfillshëm.

Sistemi i realizuar nga Bosch parashikon që të gjitha mjetet, brenda një rrezeje të caktuar, (psh rreth disa qindra metra) të këmbejnë 10 sekonda informacion dixhital, për llojin e mjetit, shpejtësinë, pozicionin dhe drejtimin . Por kjo sipas TechSot.al bëhet shumë më përpara se sa drejtuesi i një makine apo kamioni të kënë fushëpamje të motorit. Kjo teknologji i informon për prezencën e një mjeti dhe i nxit të kenë kujdes.

Si bazë për për këmbimin e të dhënave makinë-motor, sistemi Bosch përdor standardin publik WLAN të transmetimit të koneksionit. Sinjali transmetohet edhe nëse mjeti ëhstë I parkuar, apo ndaluar përkohësisht.

SHKARKO APP