Lidhjet në distancë! Ja disa këshilla si ta mbani dashurinë gjallë

Lidhja në distancë e dy të dashuruarve mund të bëhet më e fortë nëse mes tyre ekziston besimi, por edhe komunikimi i afërt e i vazhdueshëm.

Mos i humbisni këto këshilla…

Të jetosh një lidhje në distancë nuk është aspak e lehtë. Edhe pse dashuria mund të jetë shumë e fortë, largësia vë në provë të fortë rezistencën e çiftit, që mund të bjerë viktimë e disa kurtheve të saj. Kilometrat që e ndajnë çiftin janë të shumta, por gjithsesi mënyra që lidhja të funksionojë duhet gjetur medoemos. Si? Ja disa sugjerime për një histori jetëgjatë, edhe pse njëri mund të jetë në veri dhe tjetri në jug dhe koha për t’u parë është reduktuar në minimum.

Kontakti fizik
Duke e jetuar lidhjen në largësi, kontaktet fizike e çojnë atë në një marrëdhënie më shumë miqësore se sa pasionante. Ju duhet të përpiqeni të gjeni kohë dhe hapësirë për t’u takuar (për shembull nëse jeni shumë larg njëri-tjetrit, udhëtoni të dy në të njëjtën kohë për t’u takuar në një vend të tillë që bie mes vendbanimeve tuaja). Çdo gjë duhet të planifikohet në mënyrë të tillë që, në qoftë se jeni duke kaluar një kohë të vështirë, takimi dhe intimiteti të jenë emocionalisht inkurajues dhe konstruktiv.

Vendosja e një ekuilibri te një çift
Mund të ndodhë që largësia nuk është një zgjedhje e përbashkët. Por në çift nuk duhet të jetë vetëm njëri nga partnerët që sakrifikon. Është e nevojshme të arrihet në një kompromis, që i plotëson të dy. Pra duhet arritur në një lloj ekuilibri që i jep frymëmarrje lidhjes.

Mos u bëj kontrollues
Edhe pse teknologjia ndihmon në komunikim të vazhdueshëm dhe të përditshëm, distanca rrit pasigurinë sidomos te femra. Por kjo nuk duhet të bëhet mediumi i vetëm që lidh të dy partnerët. Ajo nuk duhet të zëvendësojë krejtësisht aspektin emocional e të qenët fizikisht bashkë. Po ashtu as celularët, ueb kamerat, rrjetet sociale nuk duhet të shndërrohen në instrumente kontrolli të bezdisshëm. Besimi është thelbësor, nëse nuk e gëzoni do të shkatërronit një raport që ka filluar të ndërlikohet.

Nostalgjia duhet të ndahet
Kur partneri/ja është larg, melankolia dhe nostalgjia, por edhe trishtimi, javë pas jave bëhen gjithnjë e më shumë të padurueshëm. Ideja për plane të përbashkëta mund të ndihmojë në forcimin e lidhjes së çiftit. Konfidenca e gjendjes së tyre shpirtërore dhe e emocioneve e “çimentojnë” bashkimin dhe e afrojnë gjithnjë e më shumë çiftin.

Mos ki frikë se mund të të lërë
Një lidhje në distancë karakterizohet edhe nga frika e braktisjes, sepse ndonjëri prej të dyve, me kalimin e kohës, mund të fillojë të ndiejë për ndonjë person tjetër. Kjo mund të jetë shenjë e një raporti jo solid. I takon njërit japë siguri sërish mbi ndjenjat që provon. Kush ndihmon një herë do të ndihmohet herën tjetër. Por gjithsesi mos e humbisni toruan e mos kini frikë për realitetin që ju kanoset.

Mos konkurroni
Shkëputja mund të sjellë zemërim, përderisa shihet si “refuzim”. Nuk duhet të dominojë ndjenja e sfidës, një lloj konkurrence e cila ndryshe mund të përkthehet si lëndim me dashje i partneres apo partnerit. Midis të dyve duhet të ekzistojë bashkëpunimi, jo konkurrenca.

Mos u dorëzoni
Largësia midis dy të dashuruarve është me të vërtetë shumë e vështirë në çdo lidhje, por kjo nuk do të thotë se duhet të shikoni vetëm anët negative të gjërave, pasi kjo mund të ketë pasoja për lidhjen tuaj. Përkushtojuni mendimeve pozitive dhe vlerësojeni çdo moment që kaloni me partnerin. Fundja, ekspertët kanë konstatuar se në lidhjet në distancë, sikurse edhe në ato të tjerat, ekziston e njëjta dozë e intimitetit, besimit, përkushtimit etj.

SHKARKO APP