Ligjet dhe e drejta e pronësisë, Shqipëria e fundit në rajon

Shqipëria ka  pozicionimin më të keq në rajon në treguesin e sistemit ligjor dhe të drejtave të pronësisë, sipas Raportit të fundit të Lirisë Ekonomike 2016 të Fraser Institute, publikuar pak ditë më parë. Ndonëse në përgjithësi Shqipëria u përmirësua me 20 vende, nga i 62-ti në atë të 42-të, duke qenë më e mira në rajon, kur vjen puna te zbatimi i sistemit ligjor dhe e drejta e pronës, shumë çështje çalojnë.

Pavarësia gjyqësore, me vetëm 2.73 pikë, është treguesi që merr jo vetëm më pak pikë në rajon, por edhe nga të gjithë indikatorët e tjerë të kësaj kategorie (pikët vlerësohen nga 1 në 10, ku sa më afër vlerës 1, aq më negativ është).

Shqipëria, së bashku me Bosnjën, “shquhen” dhe për gjykata të njëanshme, me përkatësisht 3.11 dhe 2.9 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë, Shqipëria renditet e fundit në rajon, me 3.41 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në zbatimin ligjor të kontratave, më keq se Shqipëria renditen Serbia dhe Bosnja.

Në Shqipëri rezulton që besueshmëria ndaj policisë është më e ulëta në rajon, me 4.54 pikë. Pas Shqipërisë, vendi ku qytetarët kanë më pak besim te policia është Serbia, me 4.71 pikë, ndërsa vendi i rajonit ku policia vlerësohet më shumë është Bosnja, me 7.3 pikë.

Shqipëria paraqitet më mirë në treguesin e ndërhyrjes ushtarake në ligje e politikë, me 8.33 pikë.

Vendi ynë së bashku me Maqedoninë rezultojnë që kanë më pak kosto si rrjedhojë e krimit dhe dhunës.

Renditja totale

Shqipëria u përmirësua me 20 vende në indeksin e lirisë ekonomike, sipas raportit “Liria Ekonomike në Botë 2016” publikuar nga Instituti Fraser pak ditë më parë dhe që analizon të dhënat e vitit 2014 për 159 vende. Shqipëria renditet në vendin e 42-të, nga pozicioni i 62-të, që ishte në raportin e mëparshëm, duke marrë 7.4 pikë nga 10 pikë të mundshme.

Në këtë indeks përfshihen pesë kategori në shqyrtim si Madhësia e Qeverisë, Struktura Ligjore ku përfshihet sistemi i drejtësisë dhe mbrojtja e së drejtës mbi pronën, paratë e pastra, lehtësia e tregtisë ndërkombëtare dhe legjislacioni. Treguesi më pozitiv në renditje është ai i parasë së shëndetshme, në vendin e 19 në botë; e ndjekur nga liria për tregti ndërkombëtare, në vendin e 31-të; legjislacioni, e 87 dhe e fundit në renditje është sistemi ligjor dhe e drejta e pronësisë, në pozicionin e 107.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?