Ligji i mbetjeve dhe qëndrimi i PAA

Nga Zenel Çeliku/Në selinë e Partisë Agrare Ambientaliste (PAA) është bërë një takimi kryetarit të sajë, Agron Duka me përfaqësues të shoqërisë civile në vend. Takimi kishte në qendër të diskutimeve çështjen e importit të mbetjeve të cilat janë miratuar me Ligj. Kjo temë tashmë është bërë shumë sensitive për mbarë shoqërinë shqiptarë, e në veçanti për organizatat shoqërore-civile, të cilat përfaqësojnë drejtpërdrejtë shqetësimet dhe interesat e shoqërisë. Përfaqësuesit  e shoqërisë civile shprehen shqetësimin e tyre lidhur me ligjin, i cili i hap rrugë importit të mbetjeve në Shqipëri, që më pas do të riciklohen. Për momentin ligji për importin e mbetjeve nuk është dekretuar nga Presidenti i Republikës, që do të thotë se, ligji ka shumë mundësi të mos kalojë përfundimisht. Në këto rrethana dhe në këtë moment shoqëria civile kërkoi nga PAA-ja si e vetmja parti që ruan me fanatizëm ambientin, që të ngrejë me të madhe në Parlament shqetësimet e shoqërisë civile, se importi i mbetjeve do të sjellë fatkeqësi dhe problem shëndetësore të pariparueshme për shoqërinë. Përfaqësuesit e disa organizatave civile të kryesuar nga ambientalisti tashmë i njohur Sazan Guri, i shprehen kërkesën e tyre z. Duka, që si kryetari i një partie të vetme ambientaliste në vend, por edhe si përfaqësues i popullit në Parlament, të ngrejë me forcë shqetësimin dhe të alarmojë mbarë deputetët e Parlamentit Shqiptar, që ligji për importin e mbetjeve duhet domosdoshmërisht të kthehet mbrapsht, sepse ndryshe shqiptarët do të kenë problem madhore shëndetësore në të ardhmen e afërt.

Kryetari i PAA, z. Duka, pasi i dëgjoi të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile, u shpreh se; “PAA-ja dhe unë personalisht jemi deklaruar kundra ligjit për importin e mbetjeve sepse ne parashikojmë se kjo është një kambanë e së keqes për të gjithë shqiptarët. Unë personalisht kam mbajtur një fjalim në Parlament lidhur me këtë çështje të cilën e vlerësoj vërtetë mjaft problematike. Në qendër të fjalimit tim ishte hapur dhe pa asnjë dyshim se jam kundra importit të mbetjeve sepse mendoj dhe besoj se importi i mbetjeve në Shqipëri, do të na hap probleme të pariparueshme dhe shumë të kushtueshme për shëndetin e shoqërisë tonë. Nëse industria e mbetjeve na qenka gati të riciklojë kaq shumë mbetje, atëherë shumë mirë, le të ricikloje ato male me mbetje, të cilat kanë mbuluar mijëra hektarë toke në Shqipëri. Mbas 10 vjetësh kur Shqipëria do të jetë pastruar nga mbetjet që ka aktualisht, kur shoqëria dhe politika jonë do të jetë ndërgjegjësuar edhe më shumë, atëherë le të shikohet mundësia e importit të mbetjeve për riciklim”,-përfundoi Duka.

Kur pashë dhe ndoqa takimin Duka & shoqëria civile, mendova se sa shumë është rritur PAA, e cila ka thithur dhe tërhequr vëmendjen e shoqërisë civile duke kërkuar mbrojtje dhe duke kërkuar që të loboje në Parlament pikërisht për të ndikuar në mos miratimin përfundimtar të importit të mbetjeve në vend, si një e keqe që do të prodhojë vetëm dhe vetëm ligësi në shëndetin e shqiptarëve. Nga ana tjetër vërej se, PAA dhe lideri i saj Duka, janë mjaft aktiv për të mbrojtur interesat dhe shqetësimet e shoqërisë, ndaj PAA meriton të mbështetet fuqishëm nga mbarë shoqëria, Agron Duka dhe partia e tij shikohet me besim si avokate e shoqërisë në Parlamentin aktual dhe veçanërisht në Parlamentin e pas zgjedhjeve të 2017-ës.

SHKARKO APP