Ligji për sportin, dopingu dhe trukimi i ndeshjeve, do të ndiqet modeli slloven

Procesi për përmirësimin e Ligjit për Sportin, nismë kjo e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, në bashkëpunim me palë të tjera të interesuara, ka bërë që prej disa ditësh të jetë prezent në Shqipëri eksperti slloven Zoran Verovnik, për të dhënë konsulencën e tij në mënyrë që Ligji për Sportin të jetë sa më efektiv. Mbi këtë temë ai, bashkë me deputetin Fidel Ylli, presidentin e KOKSH-it Viron Bezhani dhe drejtori i sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit Vladimir Gjonaj, siguruan se shumë shpejt ky ligj i përmirësuar do t’i dorëzohet qeverisë, për t’u miratuar më pas nga Parlamenti. Sllovenia, sipas tij, është një shembull për t’u marrë nga Shqipërisë për ligjin për sportin.  “Nëse Ligji për Sportin i vitit 2005 do të qëndronte kështu siç është pa u përmirësuar, në këndvështrimin tim nuk do të ishte 100% operacional, sepse kishte nevojë për përmirësimin me akte nënligjore. Nga pikëpamja jonë, ligji për sportin në Slloveni mund të jetë një shembull për ju, ne nuk mund t’ju ndihmojmë, ju duhet të ndihmoni veten. Ne ju sugjerojmë te sillni më shumë si energji nga partnerët dhe palët e interesuara. Vetëm ne fakte shkencore mund të ndërtoni strategjinë për të ardhmen”. Fildel Ylli, si pjesë e grupit të punës për hartimin e ligjit të sportit, tha se Qeveria Shqiptare ka treguar se ka vullnet për zhvillimin e sportit në vendin tonë si me kuadrin ligjor ashtu edhe me investime të rëndësishme. -“Kjo qeveri i ka dhënë provat se po investon për zhvillimin e sporteve me ndërtimin e “Elbasan Arenës”, “Loro Boriçit” etj.” Ylli siguroi se me këtë ligj dhe me funksionimin e të gji

SHKARKO APP