Lina “nëna” më e vogël në botë. Historia e pa treguar… (FOTO)

Më 14 maj 1939 Lina Medina, nga Peruja lindi një djalë në moshën 5 vjeç, 7 muaj e 21 ditë. Vajza kishte lindur më 27 shtator 1933 në Paurange, një fshat i vogël në Ande.

Sipas të dhënave mjekësore të kohës, vajza nisi të kishte menstruacione që 8 muajshe, megjithëse dokumente të tjera flasin për dy vjeçe. Prindërit menduan se vajza mund të kishte ndonjë tumor në zorrë, por kur e çuan ta vizitonin në Lima, mjekët zbuluan se vajza në të vërtetë ishte shtatzënë.

Fëmija u quajt Gerardo Alejandro, në nder të dy mjekëve që i hyri në zemër historia e Linës, dhe kur u rrit nisi të punojë si sekretare në studion e mjekut Gerardo Lozada.

Gerardo lindi me operacion cezarian, dhe Lina nuk e ka treguar kurrë kush ishte babai dhe rrethanat e ngjizjes. Ai vdiq në moshën 40-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të palcës së kockave. Vetëm në moshën 10-vjeçare zbuloi se Lina në të vërtetë ishte e ëma dhe jo e motra.

Lina Medina u martua dhe lindi një tjetër fëmijë më 1972. Nuk e tregoi kurrë historinë e saj dhe gjithmonë i ka refuzuar kontaktet me gazetarët. Ajo është nëna më e re në moshë në botë, e konfirmuar nga mjekësia.

SHKARKO APP