Lind në avion, i vendosin këtë emër
Emri i një njeri është me rëndësi dhe jo vetëm për faktin se e mbart përgjithmonë por duhet të ketë dhe kuptim.
Një rast aspak i zakontë ka ndodhur me një foshnje që nuk ka lindur në maternitet por në avion. Fëmija i seksit mashkull ka lindur në avion dhe i është vendosur si emër, emri i linjës ajrore, në shenjë respekti.
Saw Jetstar ka lindur me sukses gjatë një fluturimi prej tre orësh nga Singapori në Yangon në Birmani. Për fat të mirë kanë qenë tre mjekë që kanë dhënë ndihmën gjatë fluturimit.
Ai dhe nëna e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore, e pasi dolën nga aeroplani u nisën për në spital. Linja ajrore tha në Facebook se do të dhurojë 1.000 dollarë familjes.
Një zëdhënës i Jetstar tha: “Ekuipazhi ynë është i trajnuar për t’iu përgjigjur të gjitha llojet e ngjarjeve në avionit tonë dhe ne jemi krenar për mënyrën se si ata asistuan me ndihmën e mjekëve bujarë në bord për të siguruar ofrimin e sigurt për pasagjerët tonë gjatë fluturimit me Jetstar Azia”.
Burimi:Independent/Përshtati: Redjon Shtylla