Lind parakohe dhe nënpeshë, por e buzëqeshur

Lindi parakohe dhe nënpeshë por menjëherë e dashuruar me jetën pavarësisht problemeve që hasi për të ardhur në këtë botë.

Fotoja e realizuar nga mamaja e foshnjës Lauren Vinje, e cila është bërë virale sapo është publikuar në faqen e Facebook “Love What Matters, tregon vajzën vetëm pesë ditëshe duke buzëqeshur.

Fotografia me vogëlushen e lumtur vetëm 1.3 kg ka prekur zemrat e të gjithëve e i ka dhënë kurajo shumë prindërve që po përballen me situate të tilla.

“Vajza jonë e parë vetëm 5 ditëshe e 1.3 kg, ajo ishte shumë e lumtur që ishte gjallë! Kjo ishte fotoja që shihja dhe më ndihmoi të kaloja vështirësitë e ditëve të para. Jeta është kaq e çmuar”, shkruan nëna e foshnjës në postimin viral.

SHKARKO APP