Linda Benglis, të krijosh duhet të jesh zhveshur

Linda Benglis është një ikonë e feminizmit. Tashmë në moshën 76 vjeçare ajo është një ndër femrat më me ndikim në botën e artit. Që kur udhëtoi drejt Londrës, ajo e dinte se idetë e saj mbi artin do të gjenin hapësirat e duhur. Nuk ishte e rëndësishme se ku do të ekspozoje. Për të ndonjëherë dhe dyshemeja ishte vendi I duhur për të vendosur një skulpturë. Në një botë të artit që deri në vitet 70-të ishte e dominuar nga burrat ajo bëri një kthim të jashtëzakonshëm, të vështrimeve ndaj një gruaje, duke organizuar mbi 15 ekspozita personale në 15 pesë vjet. Revista “Life” e kurorëzoi atë si trashëgimtarja e Jackon Pollock në vitin 1971.

Ajo realizoi video dhe portrete duke eksperimentuar në të njëjtën kohë në qeramikë apo materiale prej bronxi. Linda ishte e para që kërkonte ta tregonte me gjithë misterin që mbart trupin e njeriut. Më vitin 1974 ajo krijoi një nga veprat më ironike “Centrefold”. Puna tregonte një artist nudo dhe Benglis tregoi se vepra kishte të bënte me eksplorimin që gjithsecili duhet ti bëjmë vetes. E lindur nga një baba grek artistja ka treguar se origjina ka qenë gjithnjë e rëndësishme për të. “Babai im ishte grek. Udhëtimet e mia të para nëpër Greqi kanë influencuar shumë në veprat e mia. Shpesh udhëtoja me gjyshen. Kam kaluar gjashtë muaj me të kur isha 11 vjeç”, do të shprehej ajo në një intervistë. E pyetur në figura e gjyshes do të ndikonte të krijimin e një figure të fortë feministë tek ajo, Linda shprehet “po është e vërtetë”.

Ajo ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm. Burri i saj vdiq në vitin 1955. Unë isha mbesa e saj e parë femër, çfarë kishte një domethënie të madhe për familjen greke. Ajo nuk ishte vetëm gjyshja ime, por dhe modeli im. Ajo ndërmori një udhëtim vetëm kur ishte 40 vjeç, e kjo ishte diçka e mahnitshme për mua, duke ndërtuar kështu një lloj stadi ku duhet të mbërrija. Ajo i vazhdoi udhëtimet për vite të tëra. Unë iu bashkova tre herë para se të mbushja 30 vjeç, më pas u ktheva. Shkova më pas ta vizitoja kur nuk po ndjehej më mirë më 1967-tën”, thotë Linda. Lëvizjet socialo-politike në fillim të viteve 70-të në SHBA do të frymëzonin artisten për të krijuar vepra legjendare. Por gjithë kërkimi i saj kishte të bënte me brendësinë duke e kërkuar atë dhe në gjëra shumë pak të dukshme. Linda besonte se vetëm duke zbuluar fijet e padukshme të realitetit mund të kishim një

emancipim të qenies njerëzore. Janë të njohura bashkëpunimet e saj në këtë kontekst më Robert Morris, ku qeniet njerëzore shiheshin në këndvështrime që ndryshonin historinë e artit. “Por unë jam gjithnjë e zhveshur. Një artist duhet të jetë gjithnjë kështu”, shprehej Linda, teksa kërkon të argumentojë magjinë e krijimit. Për të nuk mund të ketë art pa filozofi brenda, ashtu siç nuk mund të ketë art pa politikë. Por në jetën private Linda Benglis ajo ruajti një mister ashtu si në veprat që krijoi. Pak kush i di lëndimet e saj si grua, apo kohët kur i duhej të vraponte për një burrë.

Për Lindën këto janë gjëra shumë pak të rëndësishme, pasi ajo çfarë është e rëndësishme është vepra.

SHKARKO APP