Linda, transgjinorja e parë Shqiptare, rrëfen ndjesinë e të qenurit femër

Për herë të parë, në ekranet Shqiptare, do të shfaqet historia e transgjinores shqiptare Linda, me profesion modele dhe grimiere, e cila jeton prej vitesh në Itali.

Në daljen e parë publike të saj, sonte në Top Show Magazinë, ajo do të rrëfejë fëmijërinë e saj, momentin kur kuptoi se ishte një femër në trupin e një mashkulli, nëse ishte zgjedhja e saj për të qenë femër dhe si e mori vendimin për të ndryshuar gjininë.

29 vjeçarja do të shuajë kureshtjen për paragjykimet që ekzistojnë për të, mohimin prej babait dhe si e shikon Shqipërinë e vitit 2016, tanimë si trasngjinore në krahasim me vitin 1999, kur ajo u largua si mashkull.

SHKARKO APP