Lindi fëmijë kur ishte vetëm 5 vjece, historia rrënqethëse e nënës më të vogël në botë
Peruanja Lina Medina, më 14 maj 1939 solli në jetë një djalë në moshën 5-vjeçare.
Lina kishte lindur më 27 shtator 1933 në Paurange, një fshat i vogël në Ande.
Vajza nisi të kishte menstruacione që kur ishte 8-muajshe.
Asokohe prindërit e saj menduan se vajza mund të kishte ndonjë tumor në zorrë, por kur e çuan ta vizitonin në Lima, mjekët zbuluan se vajza në të vërtetë ishte shtatzënë.
Fëmija u quajt Gerardo Alejandro, në nder të dy mjekëve që i hyri në zemër historia e Linës, dhe kur u rrit nisi të punojë si sekretare në studion e mjekut Gerardo Lozada.
Gerardo lindi me operacion cezarian.
Lina nuk e ka treguar kurrë kush ishte babai dhe rrethanat e ngjizjes.
Djali vdiq në moshën 40-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të palcës së kockave dhe vetëm në moshën 10-vjeçare zbuloi se Lina në të vërtetë ishte e ëma dhe jo e motra.
Lina Medina u martua dhe lindi një tjetër fëmijë më 1972.
Ajo nuk e rrëfeu kurrë historinë e saj dhe gjithmonë i ka refuzuar kontaktet me gazetarët.
Lina është nëna më e re në moshë në botë.