Lindi në ditën e Eklipsit, i vendosin emër të veçantë

Eklipsi i plotë i diellit që ndodhi më 21 gusht të këtij viti ishte një nga ngjarjet më të veçanta për Amerikën e Veriut. E veçantë por edhe më shumë se e veçantë kjo ditë ka qenë për një çift të ri të cilët u bënë prindër të një vajze ëngjëllore.

Nëna e vajzës, Liari parashikonte të lindte brenda datës 3 shtator dhe kishin menduar që emrin vajzës t’ia vendosnin Violet, mirëpo ardhja e saj në jetë pikërisht në një ditë të veçantë siç ishte dita kur ndodhi eklipsi i plotë i diellit, bëri që prindërit e saj të ndërronin plan.

Liar dhe dhe Michael Eubanks i vendosën vajzës së tyre emrin Eclipse Alizabeth Eubanks. “Mendoj se duhet të ndodhte, emri i saj ishte vendosur”, ka treguar ajo.” Spitali Greenville Memorial, ndërkohë, i ka dhuruar të sapolindurës një komplet paliçetash “total solar eclipse”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?