Linjë e re e furnizimit me ujë nga Depo e Tiranës për banorët e Njësisë Nr. 2

Shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm i banorëve të Njësisë Nr. 2 në kryeqytet pritet që të përmirësohet ndjeshëm falë investimeve të Bashkisë së Tiranës. Mjetet e rënda të UKT si dhe ekspertët e saj kanë punuar për shtrimin e linjës së re nga Depo e Tiranës.

Për të mos ndikuar në furnizimin me ujë të banorëve, punimet janë kryer gjatë orëve të vona të natës.

Bashkia ka nisur punën për rinovimin e të gjithë rrjetit të transmetimit të ujit të pijshëm nga burimet në depo, e deri në nivel kapilar për shpërndarjen pranë çdo banese të ujit dhe për të rritur jo vetëm sasinë e furnizimit, por njëkohësisht edhe cilësinë e tij për qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka premtuar se brenda 5 viteve, Tirana do të arrijë që të furnizohet me ujë të pijshëm 24 orë në ditë, duke i dhënë zgjidhje përfundimtare këtij problem disavjeçar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Puna e deritanishme është fokusuar tek sigurimi i furnizimit me ujë të zonave të reja urbane, reduktimin e lidhjeve abuzive gjatë linjave të transmetimit kryesore duke zvogëluar në këtë mënyrë nivelin e humbjeve në rrjet si dhe në sjelljen në kushte optimale të tubacioneve kryesore dhe të burimeve të furnizimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?