Linjë e re ujësjellësi në zonën e Unazës së Re

Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e një linje të re të ujësjellësit në zonën e Unazës së Re, e cila është shumë e populluar, por që ndërtimet e lejuara dikur nga ish- komunat nuk u shoqëruan asnjëherë me projektet hidroteknike.

Mjetet e rënda të Bashkisë dhe të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë kanë nisur punë për hapjen e kanaleve për të dërguar ujin e pijshëm edhe në këto zona që për vite me radhë kanë vuajtur nga problemin e mungesës së infrastrukturës së nevojshme. Deri më tani zgjidhja për këto familje ka qenë përdorimi i ujit të pusit si dhe autobotet.

Prej dy vitesh në këtë zonë kanë nisur disa projekte në mënyrë që të rritet kapaciteti i furnizimit me ujë dhe qasja me sistemet e kanalizimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se falë investimeve që Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime do të kryejnë në 5 vitet e ardhshme, qytetarët kryeqytetas do të marrin furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?