Lirohet nga burgu Jorgo Goro, ish-kryebashkiaku i Himarës

Jorgo Goro, ish-kryetari i bashkisë së Himarës, është liruar nga burgu pasi ka përfunduar së vuajturi dënimin për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie.

Ai është liruar më 12 gusht, pasi sipas përllogaritjeve të ditëve të qëndrimit në qeli e kreu dënimin me 2 vite e 20 ditë të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Goro ishte arrestuar më 23 mars 2024 dhe u dënua në lidhje me një çështje që lidhej me tjetërsimin e rreth 10 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Livadhit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, ndaj tij vijon një tjetër proces gjyqësor në Apelin e GJKKO, ku ai ka ankimuar vendimin e parë që e dënoi me 2 vite burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?