LISTA/ Bashkia e Tiranës dëmshpërblen familjet e prekura nga fatkeqësitë

Një nga vendimet pozitive të mbledhjes së këshillit Bashkiak, i cili do të mblidhet këtë të mërkurë, është dhënia e ndihmës financiare për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi të ndryshme për disa nga familjet që banojnë në territorin nën juridiksionin e Bashkisë Tiranë.

Sipas projektvendimit, familje të cilat kanë pësuar humbje apo dëmtim të pronës  si pasojë e përmbytjeve nga reshjet apo nga rënia e zjarrit, pritet që të përfitojnë ndihmë të drejtpërdrejtë.

Përfitues janë jo vetëm familjet të cilat jetojnë brenda vijës së verdhë të qytetit, por edhe në njësitë e reja administrative (ish-komuna) që i janë bashkuar sëfundmi kryeqytetit, të cilat me ndarjen e vjetër administrative nuk do të kishin asnjë mundësi që t’u shkonin në ndihmë qytetarëve. Më konkretisht do të përfitojmë ndihmë familjet që kanë pësuar dëme si pasojë fatkeqësive natyrore, në Nr.1, Nr.3, Nr.6, Nr.7, Nr.8, Kashar dhe Ndroq.

Sipas relacionit, në të gjitha rastet propozimi ka ardhur pas shqyrtimit të dokumentacionit të nevojshëm dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara, nga njësitë administrative, Drejtoria e Emergjencave Civile, Këshilli i Qarkut.

Znj. Florije Xhelal Toromani / Elvira Kozma Hazisllari 704.886 (shtatëqind e katër mijë e tetëqind e tetëdhjetë e gjashtë) lekë.

z.Elmaz Haxhi Duraku                                     940.080 (nëntëqind e dyzet mijë e tetëdhjetë) lekë.

z. Hazis Musa Daci                                            483.500 (katërqind e tetëdhjetë e tre mijë e pesëqind) lekë. 

z. Ylli Tomorr Asllani                                        1.000.000 (një milion) lekë.

znj. Mynevere Ramazan Muça                   365.874 (treqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë

z. Muharrem Hamdi Ferhati                        875.430 ( tetëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e katërqind e tridhjetë) lekë.

z. Ligor Qako Kushe                                         562.953 (pesëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e tre) lekë

znj. Silvana Sami Bineri                                  1.000.000 (një milion qind e njëzet e nëntë mijë) lekë.

z. Skënder Cane Jaho                                     488.953 (katërqind e tetëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e tre) lekë.

z. Mersin Hamit Ademi                                  1.208.927 (një milion e dyqind e tetë mijë e nëntëqind e njëzet e shtatë) lekë.

z. Gëzim Shaban Sulaj                                    1.000.000 (një milion) lekë.

z. Agron Qani Ramku                                      716.703 (shtatëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e tre) lekë.

z. Xhezmi Qazim Braho                                  1.000.000 (një milion) lekë.

z. Lorenc Kadri Tabaku                                   295.000 (dyqind e nëntëdhjetë e pesë mijë )lekë

z. Alban Skënder Bedulla                              255.000 (dyqind e pesëdhjetë e pesë mijë ) lekë

z. Ramiz Mustafa Myrta                                210.000 (dyqind e dhjetë mijë) lekë

z. Dëshir Rexhep Murati                                               110.000 (njëqind e dhjetë mijë) lekë

z. Saimir Skënder Bedulla                             280.000 (dyqind e tetëdhjetë mijë) lekë

z. Rogert Petrit Domi                                      743.500 (shtatëqind e dyzet e tre mijë e pesëqind ) lekë

znj. Lirjana Avni Zenunllari                           270.000 (dyqind e shtatëdhjetë mijë) lekë

z. Zaim Sheme Osmanai                                                70.500 (shtatëdhjetë mijë e pesëqind) lekë 

znj. Valdete Ismail Hykollari                         259.000 (dyqind e pesëdhjetë e nëntë mijë) lekë

z. Ferid Beqir Domi                                          145.000 ( njëqind e dyzet e pesë mijë )lekë

z. Ahmet Bakush Elez                                     395.000 ( treqind e nëntëdhjetë e pesë mijë) lekë

znj. Brikena Adem Fetai                                                275.500 (dyqind e shtatëdhjetë e pesëmijë) lekë

z. Ylli Shefqet Sula                                            1.000.000 (një milion) lekë

SHKARKO APP