LIVE-Komunikimi javor, Rama ndjekësve: Më autorizoni për një mandat të dytë
Komunikimin e tij javor në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama ia ka kushtuar sërish fushatës elektorale, duke i kërkuar ndjekësve të tij në rrjetet sociale që ta ndihmojnë atë për krijimin e një shumice prej 71 mandatesh në Kuvendin e ri që do të ngriohet pas 25 qershorit.
Rama, kërkoi sërish votën për Partinë Socialiste, për të nxjerrë jashtë pushtetit, siç tha ai, partitë e tepsisë.
Kreu i qeverisë tha se partitë e vogla punojnë për interesat e tyre, ndërsa torturojnë qytetarët nëpër zyrat e tyre, ku nuk iu ofrojnë asnjë shërbim pa paguar nën dorë.
“Për mua kjo është një luftë jo vetëm parimore, por jetike për Shqipërinë që duam me shtet, punë mirëniqee nuk bëhet dot pa një administrat dinjitoze e cila garanton ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë, për barazinë e qytetarëve pa asnjë dallim.
Shteti që ne duam duhet të ketë dy porta të hapura, portën e drejtësisë dhe portën e shërbimeve. Këto dy porta që i janë përplasur njerëzve në fytyre prej 20 e kusur vitesh. Do t’i hapim katër vitet e ardhshme duke pastruar pallatin e drejtësisë nga të korruptuarit.
Nuk u kërkoj demokratëve të bëhen socialistë, apo të ndryshojnë bindjen, por thjesh më ndihmoni për të mos u nëpërkëmbur më në zyrat e shtetit, na jepni mandatin të shkalmojmë derën e patentës, hipotekës, licencave, në emrin se cilit prej jush. Ne nuk kemi luftë me asnjë parti, por jemi në luftë më sitemin e partive që e kanë kthyer shtetin në tepsi. Sa prej jush kanë paguar nën dorë për patentën, kolaodimin e makinës? Nëse doni t’i jepni fund këtij zullumi, iu ka ardhur në dorë mundësia ta bëni me dorën tuaj për t’i sekterisur nga pushteti për këto parti. Të nxjerrim jashtë nga zyrat tregtarët partiakë”, u shpreh Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154838369446523/