Llogaritari i Auschwitz-it, gjykata rrëzon ankimimin e 95-vjeçarit

Gjykata më e lartë në Gjermani ka hedhur poshtë apelin e paraqitur nga Oskar Gruning, i njohur si llogaritar i Aushvicit, i cili u dënua vitin e kaluar me katër vite burg për rolin e tij në vrasjen e 300 mijë njerëve në kampin famëkeq të nazistëve.

Në deklaratën e saj gjykata tha se ka refuzuar ankesën e 95 vjecarit të dënuar në korrik të 2015 për ndihmë dhe inkurajim në vrasjet masive, si dhe ankesat e parashtruara nga njerëz të tjerë që kërkonin dënimin më të madh për llogaritarin duke ngritur akuzën bashkëpunim në vrasje.

Gjykata federale e drejtësisë tha se vendimi tashmë ligjërisht i detyrueshëm është marrë në muajin shtator por është publikuar të hënën më 28 nëntor. Groening, ish-oficer i ushtrisë naziste e njohur edhe si forcat ss, nuk ka vrarë asnjë person personalisht, por sipas gjyatës ai ndihmoi përgjegjësit e kampit polak në vrasjet masive nëpërmjet veprimeve të ndryshme, duke përfshirë kontrollin dhe konfiskimin e parave të hembrenjeve që vinin në kamp.

Hans Holtermann, avokati i Gröning tha se tahsmë mundësitë për një tëjetër ankimim janë ezauuar, por do të përdorë kartën e fudnit Gjykatën Kushtetuese të Gjermanisë, duke qenë se Groening kishte qenë nën hetime që nga viti 1977. Gjyqi ndaj tij ngriti një pyetje të madhe nëse punonjësit e kampeve naziste ishin fajtore apo jo në vrasjen e 6 milionë hebrenjve gjatë holokaustit.

SHKARKO APP