Loja Promocionale ALBtv shpërblen abonentët ALBtelecom

Sezoni veror ka nisur me traditën e surprizave të ALBtelecom, kompanisë së vetme në Shqipëri që ofron të gjitha shërbimet e telekomunikacionit në një pikë të vetme. Kjo verë do të jetë mjaft emocionuese pasi do të  shoqërohet me ethet e këtij evropiani historik për Shqipërinë. Prandaj dhe ALBtelecom ka menduar të dhurojë televizorë SmartSonyFull HD 55” për 6 javë rresht, për të bërë që abonentët e saj të përjetojnë sa më bukur këtë evropian. Në kuadër të lojës promocionale verore ALBtv, Mbrëmë në Klan TV janë përzgjedhur dy fituesit e parë që përfitojnë falas nga një televizor SmartSonyFull HD 55”, një nga markat më të mira të teknologjisë bashkëkohorë.

Fituesit janë Endrin Llanaj nga Saranda dhe QazimMuskollari nga Tirana.

altelekom shorteuNë javët në vazhdim çdo ditë të hënë në Klan TV do të hidhet shorteu për përzgjidhen e fituesve për gjashtë javë rresht. Shorteu do të transmetohet në orën 19:57, ndërkohë që në javën e fundit ky transmetim do të bëhet ditën e dielë në të njëjtën orë.

Për tu bërë pjesë e kësaj loje mjafton të abonohesh gjate periudhespromocionale, në një nga paketat e ALBtv te cilat perfshihen ne promocion. Me ALBtv do te perfitoni edhe deri në 100 kanale televizive, 100 Mbps internet si dhe mbi 2000 minuta kombëtare dhe ndërkombëtarë në telefonin fiks.

 

SHKARKO APP