Loja Promocionale “ALBtv” vazhdon të shpërblejë abonentët ALBtelecom

Në katër javët e para të lojës Promocionale “ALBtv” janë dhuruar 8 televizorë të markës SmartSonyFull HD 55”, një nga markat më të mira të teknologjisë bashkëkohore. Kompania e vetme në Shqipëri që ofron të gjitha shërbimet e telekomunikacionit në një pikë të vetme vazhdon të shpërblejë abonentët e saj në këtë muaj me mjaft emocione që ky Evropian po dhuron, pavarësisht eliminimit të kombëtares sonë.

Në kuadër të Lojës Promocionale verore “ALBtv”, çdo fillim jave në Klan TV janë përzgjedhur nga dy fitues dhe kjo lojë vazhdon për 6 javë rresht.

Fituesit e javës së parë ishin Endrin Llanaj nga Saranda dhe Qazim Muskollari nga Tirana.

Fituesit e javës së dytë ishin Viol Xhafaj nga Tirana dhe Marvi Pitarka nga Tirana.

Fituesit e javës së tretë ishin Xhim Ibrahimi nga Lushnja dhe Vankita Reka nga Tirana.

Fituesit e javës së katërt ishin Shkëlqim Çuni nga Tirana dheBledi Shkëmbi nga Korça.

Në javët në vazhdim çdo ditë të hënë në Klan TV do të vazhdojë që hidhet shorteu për përzgjidhen e fituesve të radhës, prandaj mos e humbisni këtë rast për të bërë tuajin një televizor të tillë me përmasa gjigante.

Siç dihet tashmë, shorteu transmetohet në orën 19:57, ndërkohë që në javën e fundit ky transmetim do të bëhet ditën e dielë në të njëjtën orë.

Për tu bërë pjesë e kësaj loje mjafton të abonohesh gjatë periudhës promocionale, në një nga paketat e ALBtv, të cilat përfshihen në promocion. Me ALBtv do të përfitoni edhe deri në 100 kanale televizive, 100 Mbps internet si dhe mbi 2000 minuta kombëtare dhe ndërkombëtarë në telefonin fiks.

Krahas këtij shorteu, në kuadër të këtij kampionati të futbollit evropian ALBtelecom vazhdon të zhvillojë shumë aktivitete argëtuese jo vetëm në kryeqytet, por edhe në shumë qytete të tjera shqiptare me ALBtelecom Fanzone. Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtyre aktiviteteve argëtuese.

 

SHKARKO APP