Lojërat e Fatit, ndryshon udhëzimi për hapjen e tyre

Procedurat e hapjes së pikave të reja të lojërave të fatit kanë ndryshuar.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka firmosur udhëzimin me ndryshimet përkatëse.

Sipas këtij ndryshimi, do të forcohen rregullat për lojrat e fatit, që do të thotë se asnjë pikë basti, kazino elektronike apo çfarëdo loje fati, nuk mund të hapë pike të re, nëse nuk ka paguar detyrimet tatimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mbështetur në pikën 4 të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në zbatim të nenit 10, pika 4, të ligjit nr. 10033, datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit”, të ndryshuar, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka nënshkruar një ndryshim në udhëzimin nr 5, datë 19.01.2009 “Për procedurat e hapjes dhe mbylljes të sallave të lojërave të fatit, basteve sportive, kazinove elektronike, bingove tradicionale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky ndryshim saktëson se hapja e lojërave të përmendura mund të bëhet vetëm pasi në organet përkatëse të paraqitet edhe vërtetimi për shlyerjen e detyrimeve tatimor”, thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?