Lorenc Goga dhe Genci Luto, dy administratorë në një motor

 

Mbase po pyesni veten kush janë këta të dy personazhe në foto dhe si u bënë pjesë e faqeve të showbiz-it në gazetën "Koha Jonë"? Merren me muzikë, me sport, me politikë?

Në fakt me asnjërën prej këtyre sektorëve, të paktën jo drejtpërdrejtë, por edhe që t'i përkasësh botës së biznesit është art më vete. Lorenc Goga, administrator i kompanisë së Call Center, "Facile.it" mund të thuhet me plot gojë që për moshën që ka është një nga të rinjtë më të suksesshëm në Shqipëri. Pasi ka përfunduar studimet jashtë vendit (Itali) me mesatare të lartë, Goga ka arritur të sjellë një frymë të re në kompaninë që menaxhon prej pak vitesh dhe ku janë punësuar mbi 600 vetë. Personazhi tjetër në këtë foto-paparazz, shkrepur në ambientet jashtë kompanisë është administratori i "Dendy club" Genci Luto, djali i njërit prej gazetarëve më të mirë të Radio Tirana, Timo Luto.

SHKARKO APP