Lot dhe ndarje e tmerrshme në aeroportin e Detroitit: Nëna e 3 fëmijëve dëbohet pas 30 vitesh nga SHBA
Pas 30 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku rriti tre fëmijë, punoi dhe pagoi taksa, në Sterling Heights, Zahrija Purovic u deportua dje për në Malin e Zi.
50-vjeçarja nuk e ka shkelur asnjëherë ligjin gjatë qëndrimit të saj në SHBA, nuk ka asnjë të kaluar kriminale dhe kishte shpresa te një mocion për anulimin e depërtimit që kishte paraqitur në Gjykatën Federale.
Mirëpo, oficerët e emigracionit e kanë detyruar të paketojë gjërat dhe të blejë një biletë kthimi, si dhe i dhanë një datë paraqitjeje në Aeroportin Detroit Metro.
Dy agjentë të ICE-s po e prisnin kur mbërriti bashkë me miq e familjarë dhe i komunikuan se nuk kishte të drejtë qëndrimi dhe e përcollën në avionin e kthimit.
Gjatë ndarjes emocionale, një shoqja e saj e ngushtë që prej 16 vjetësh humbi ndjenjat dhe u rrëzua në dysheme. Kur e rimori veten u përpoq ta takonte edhe njëherë shoqen e saj por agjentët e ICE-s nuk ia lejuan një lamtumirë të fundit.
Avokatja e saj e quajti depërtimin të pakuptimtë dhe shtoi se Zahrija nuk kishte ndonjë lidhje të fortë në Malin e Zi dhe nuk kishte shkuar ndonjëherë aty që kur ishte 19 vjeç.
Një zëdhënës i Zbatimit të Emigracionit dhe Doganave (ICE) refuzoi që të komentojë për rastin e saj.
Nuk dihet se pse nuk ia kanë dhënë azilin shumë vite më parë se arkivi i gjykatës është i dëmtuar shpjegoi avokatja Carrie Pastor.
“Çështja e saj nuk është mbyllur ende në Gjykatën e Apelit për Qarkun e Gjashtë. Nuk është marrë ndonjë vendim.
Dhe po e dërgojnë në një vend ku nuk ka qenë për 30 vjet. ICE refuzon të presë gjykatën apo as që të presë për operacionin kirurgjik që ka në kalendar”.
Zahrija vuan nga skoliozis dhe ka një takim me kirurgun në 13 nënor pasi mjekimi dhe terapia fizike nuk kishin dhënë rezultat.
Në Malin e Zi, thotë ajo nuk do të ketë asnjë shans shërimi. “Askush nuk kujdeset për të moshuarit në Malin e Zi”, thotë Zahrija.
Shanset e saj për të qëndruar në SHBA u rrëzuan se pari në 2001, kur ajo dhe bashkëshorti i thanë dy gjëra të ndryshme gjykatësit të emigracionit.
“Babai tha se ishin martuar me mamin përpara se të vinin këtu”, thotë djali i tyre Arian Purovic, 27 vjeç.
Mirëpo Zahrija i kishte thënë gjykatësit se ishin njohur përmes fotosh dhe telefonatash pasi ajo kishte ardhur në SHBA.
“Kur po ia shpjegonte gjykatësit, ai ia preu. “Të dy ju po më gënjeni dhe që të dy do të depërtoheni për këtë. Arsyeja pse ajo qëndroi gjithsesi ishte nevoja për të rritur tre fëmijët që kishte këtu”, thotë Ariani.
Agjentët e ICE-s në aeroport thanë se asaj do t’i ndalohej të hynte në SHBA për 10 vjet, por shtuan se familja mund të aplikojë për një lehtësim të dënimit që të mund të kthehet për t’i vizituar më herët.
Mirëpo kjo lloj kërkese mund të zgjasë më shumë se një vit në proces. Familja është e shokuar nga vendimi.
Djali më i vogël, Elvir Purovic, 23 vjeç, tha se ishte mbajtur pas një shprese të fundit se do ta lejonin të qëndronte në vend.
“Është e dhimbshme”, thotë ai. “Trajtohen emigrantët e paligjshëm si kriminelë. Ajo është thjesht një numër për të. Është për të ardhur keq. Nuk di çfarë të bëj, po nuk është e drejtë.”