Lotët e vogëlushit shkaktojnë valë në internet

Lotët e një djaloshi sirian, i rrahur nga pronari i një restoranti në Turqi, kanë shkaktuar një valë zemërimi dhe solidariteti online.

Djaloshi sirian po shiste facoleta në rrugët e qytetit Izmir, kur u sulmua.

Ahmed Hamdo Abeyd shihet në foto i gjakosur dhe me lot në sy.

Vala e tërbimit online ka sjellë edhe reagimin e kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu, që ka kërkuar të gjendet fëmija, në mënyrë që të kujdesen për të.

“Thjesht po shisja facoleta. Ndërsa po bëhesha gati t’ia jepja një pako një zonje, ai më tërhoqi anash dhe nisi të më godiste”.

“Sirianët që ishin nga ana tjetër e rrugës nxituan dhe më hodhën ujë dhe vetëm atëherë fitova ndërgjegjen”.

Një komentues në rrjetet sociale tha se po i qan zemra nga kjo foto.

1.7 milionë refugjatë sirianë janë strehuar në Turqi pas konfliktit që ka shpërthyer në vendin e tyre.

SHKARKO APP