Low zgjat kontratën deri në 2018, Gjermania në Rusi me të njëjtin trajner

Gjermania synon të mbrojë titullin kampion bote në Botërorin “Rusia 2018”. Trajneri Joachim Low dhe përfaqësuesja gjermane e futbollit kanë ndërtuar një raport i destinuar të zgjasë edhe për shumë vite të tjera. Federata Gjermane e Futbollit nëpërmjet një komunikate në faqen e saj zyrtare në internet bëri me dije se ka rinovuar kontratën me trajnerin, që u shpall kampion bote në Botërorin e fundit “Brazil 2014”. Me marrëveshjen e re të firmosur mes palëve drejtuesit e federatës gjermane kanë shfaqur edhe njëherë tjetër besimin e madh që kanë te Joachim Low dhe në një farë mënyre e kanë vlerësuar atë që udhëhoqi përfaqësuesen e pancerave drejt suksesit të saj të 4-t në një Kupë Bote. Në këtë mënyrë Jogi do të drejtojë Gjermaninë jo vetëm në Europianin që do të zhvillohet në Francë, por edhe në botërorin rus. Deri në vitin 2018 do të jenë pjesë e stafit edhe Die Manschaft edhe trajneri i dytë Thomas Schneider si dhe përgatitësi i portierëve Andreas Kokpke, ndërkohë që menaxheri i kombëtares Olivier Bieroff do ta ruajë postin e tij deri në vitin 2020. Nuk mund ta fshihte kënaqësinë e tij për rinovimin me Jogin presidenti i federatës gjermane të futbollit Volfgang Niersbach i cili pas firmës në kontratën e re me trajnerin 55-vjecar deklaroi: “Jemi shumë të lumtur që Joachim Loë do ta drejtojë kombëtaren tonë edhe në Kupën e Botës të vitit 2018, objektivi ynë është të jemi në majat e futbollit Botëror edhe gjatë viteve në vazhdim. Do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për t’i vënë në dispozicion trajnerit tonë futbollistët më të mirë në kushtet më të mira të mundshme deklaroi në përfundim të fjalës së tij Niersbach.” Joachim Low e mori drejtimin e pancerave në vitin 2006 dhe theksoi se nuk u mendua dy herë për të hedhur të zezën mbi të bardhë në kontratën e re. – “Jemi kampionët e Botës në fuqi dhe dëshirojmë ta përjetojmë sërish një sensacion të tillë,” – u shpreh trajneri 55-vjeçar i Gjermanisë.

SHKARKO APP