LSDM: VMRO me lajme të rrejshme po punon kundër interesit të qytetarëve
“Shpërndarja e lajmeve të rrejshme në mënyrë histerike dhe të pabazuar nga ana e VMRO-DPMNE-së e vërteton frikën e tyre nga përgjegjësia që i ndjek për paratë e qytetarëve të shpenzuara në mënyrë jo-transparente, për provizionet milionëshe dhe tenderët kriminal të bërë në dëm të qytetarëve dhe buxhetit të R. së Maqedonisë si dhe për huamarrjen më të pa kontrolluar që u është bërë qytetarëve në 11 vitet e kaluara”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Siç thuhet në kumtesën e LSDM-së, të pabazuara dhe të rrejshme janë akuzat e VMRO-DPMNE për gjoja shpenzimet nga rezervat devizore. Bëhet fjalë për praktikë të rregullt për pagesën e kësteve nga kreditë dhe borxhet e vjetra të shkaktuara nga qeverisja e kaluar përmes llogarisë shtetërore.
E vërteta është se me punë efikase dhe të përgjegjshme në interes të qytetarëve Qeveria e R. së Maqedonisë arriti të ulë borxhin publik për herë të parë pas vitit 2008, të kthejë 3.9 miliardë denarë për TVSH-në e firmave dhe tregut në përgjithsi, të sigurojë likuiditet të buxhetit, të sigurojë kushte dhe mjete për rritje të pagës minimale në 12.000 denarë, të sigurojë mjete për përputhje të pensioneve me koston e jetesës, gjegjësisht 2.160 denarë më shumë në vit në xhepin e çdo pensionisti.
Përderisa VMRO-DPMNE punon kundër nevojave dhe interesit të qytetarëve me shpërndarjen e lajmeve të rrejshme dhe histerisë, Qeveria e R. së Maqedonisë i realizon reformat e shkruara dhe premtimet e dhëna me çka qytetarët në mënyrë direkte i ndjejnë efektet e përmirësimit të kualitetit të jetesës./Gazeta Express/