LSI e Beratit: Edi Rama nga frika mashtron me videon e mitingut të LSI

E njëjta video u publiku nga moderatori i emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu, ku nga një pakujdesi e tij, zbuloi edhe se kush ja kishte çuar atë.

Pamjet në telefonin e Fevziut ishin nisur nga kreu i listës së PS-së për qarkun e Beratit, Blendi Klosi.

Reagimi i parë në lidhje me këtë video, erdhi nga Meta, i cili jo vetëm hodhi poshtë këtë pretendim, por theksoi se është një manipulim i mirëfilltë.

“Po me atë kumarxhi merresh ti, që ndërron qarkun në çdo zgjedhje, njëherë andej, njëherë këtej? Mos u merr me atë bixhozxhi”, -tha Meta për Klosin.

Duke qenë se PS-ja ndihet realisht e kërcënuar nga LSI-ja në qarkun e Beratit, ku kjo forcë politike mund të dalë e para, Rama zgjodhi të sulmonte, duke luajtur me atë që ai ka armë më të fortë: Manipulimin e fakteve.

Mitingu i LSI-së në Berat ishte live në të gjitha televizionit, dhe nga pamjet dukej qartë se kjo forcë politike kishte organizuar një nga tubimet me pjesëmarrjen më të lartë, që është organizuar në këto zgjedhje nga ndonjë forcë politike në këtë qark.

SHKARKO APP