LSI e Sarandës reagon për akuzuat e PS: Mbrëmë rilindësit shpërndanë miell dhe para

LSI e Sarandës ka reaguar sot për akuzat e bëra nga Partia Socialiste për procesin zgjedhor.

“Si mund tu besohet deklaratave të rilindjes, kur dje kryerilindasi gënjeu për një targë makine, kur kryeplaku i PS në Xarrë grabit vulët, kur komisionerit të LSI i djegin makinën, kur mbrëmë gjatë gjithë natës rilindasit shpërndanin thasë me miell e para, kur Uria Hipi i rilindjes, fyen dhe kërcënon ditën me diell kandidatin e LSI në Delvinë, etj, etj. Shqiptarët po e dënojnë rilindjen me votë, dhe nga paniku rilindja fabrikon ngjarje. Forca Rinia. Forca LSI”,- thuhet në reagimin LSI-së.

SHKARKO APP