LSI i përgjigjet Tahirit, Pojana: Rilindja, banda e oligarkisë që vrau shpresat e të rinjve, do të shkatërrohet me votë

Kandidati i LSI-së për Tiranën, Klevi Pojana i përgjigjet deklaratave të sotme të kryesocialistit të Tiranës Saimir Tahiri, duke i kujtuar se ai vetë dhe PS-ja janë të vetmit fajtorë të për hapat pas të Shqipërisë në këto katër vite dhe në atë çast, thotë Pojana, nuk do të ketë bandë, makina të blinduara apo bodyguard që do t’ju mbrojë!

Reagimi i plotë i kandidatit të LSI-së për deputet në Tiranë

Po nesër cfarë do të thoni?!

Do të jetë vonë, shumë vonë kur nesër të merrni në dorë faturën e arrogancës, koncesioneve klienteliste, drogës, shëndetësisë ‘falas’, reformës për ‘arsimin që s’duam’, burgun për hallexhinjtë që nuk paguajnë dot dritat, dhunës ndaj biznesit të vogël, shkatërrimit të ekonomisë, kapjes së medias, lulëzimit të krimit!

Nesër ju dhe banda e oligarkisë ‘Rilindje’ do të shkatërroheni me votë!

Nesër ju që drejtoni gishtin për të treguar fajtorin do të merrni përgjigjen e merituar si të vetmit fajtorë për hapat pas të Shqipërisë në këto katër vite dhe në atë cast nuk do të ketë bandë, makina të blinduara apo bodyguard që do t’ju mbrojë!

Ju jeni vrasësit e mijëra ëndrrave rinore, ju jeni vrasësit e shpresës por ju kurrsesi nuk mund dhe nuk do të jeni vrasësit e së ardhmes!

Përgjigjen do ta merrni në datë 25 dhe atëherë do të jetë vonë për lëpirje dhe falje!

Të rinjtë, qytetarët shqiptarë pa dallim, socialistë e demokratë do zgjedhin të jenë të parët! Do të zgjedhin alternativën e një shansi për të gjithë! Do të zgjedhin LSI!

Suksese në jetë!

SHKARKO APP