LSI i përgjigjet Tahirit, Pojana: Rilindja dhe krimi nuk mund të jenë bashkudhëtarë me LSI-në

Kandidati i LSI-së për Tiranën, Klevi Pojana i përgjigjet deklaratave të sotme të kryesocialistit të Tiranës Saimir Tahiri, duke i kujtuar se është shkarkuar nga detyra e ministrit të Brendshëm për drogën.

Reagimi i plotë i kandidatit të LSI-së në Tiranë, Klevi Pojana

E nxorri koken dhe i shkarkuari per drogen!…

Sa-i-keqi apo ministri qe u shkarkua per drogen, perseri e nxorri koken!

Dhe na qenkerka zemeruar per disa te verteta te qeverisjes, sa qe e ka humbur toruan fare e nuk di as cfare shkruan dhe as cfare flet!

Ti more Sa-i-keq duhet ta dish mire qe pa LSI-ne dhe Ilir Meten PS-ja nuk do te kishte asnje shans dhe asnje mundesi qe te behej parti qeverisese ne Shqiperi. Do te kishte mbetur ne opozite dhe ti kushedi se ku do te verviteshe dite e nate e jo vetem naten siç bredh tani me ata qe pasi e mbushet Shqiperine me droge si asnjehere tjeter me pare, po perpiqeni ta mbushni edhe me horra per te vjedhur zgjedhjet!

As LSI dhe as Ilir Meta asnjehere as e kane share e as e kane pergojuar Partine Socialiste te Shqiperise. Perkundrazi, kane vleresuar dhe çmojne rolin e PS dhe te socialisteve shqiptare per gjithe sa kane bere per vendin!

E sa per Rilindjen, eshte tjeter gje! LSI e ka ndihmuar dhe e ka kritikuar me shpresen se do ta kuptonte qe Rilindja dhe droga nuk mund te rrine bashke, qe Rilindja dhe krimi nuk mund te jene bashkudhetare, qe Rilindja dhe burgosja pa shkak e pa arsye ligjore e qytetareve te pafajshem nuk mund te jene e njejta gje!

Mirepo, ja qe ndodh edhe te deshtojme si ne rastet e mesiperme!!!

Po ti i Sa-i-keq vazhdo e shkruaj prape se je i vetemjaftueshem qe njerezit te kuptojne se çfare eshte Rilindja me rilindas si ti dhe se perse rinia e Shqiperise do t’ju braktise edhe me 25 qershor ju dhe Rilindjen e droguar!

SHKARKO APP