LSI: Në Delvinë Rilindja po blen vota masive, ka presion (FOTO)
Në një reagim në faqen e rrjetit social facebook, LSI-ja e degës së Sarandës, ka denoncuar shkeljen e ligjit në këto orë votimesh. Akuza e tyre është se PS-ja në Delvinë po tenton të blejë vota masive.
Thirrja e tyre ka shkuar për organet kompetente që të nisin hetimet mbi këtë situatë. Gjithashtu në deklaratë thuhet se ndaj qytetarëve nuk ka munguar terrori dhe nje presion psikologjik.
“Organet kompetente të hetojnë mbi shkeljen flagrante të ligjit nga rilindasit e tmerruar nga humbja që i pret në Delvinë, Sarandë, Vlorë e në të gjithë Shqipërinë. Terrori dhe presioni psikologjik mbi votuesit dhe qytetarët nuk ka të ndaluar”.
Gjithashtu LSI e Sarandës, ka denoncuar edhe një rast në Konispol, ku sipas tyre 2 makina me targa AA 505 CN BMW e zezë dhe Mitsubishi A379OE i bardhë, janë dislokuar në Shalës. “2 makinat janë në dirigjimin e kryetarit të bashkisë Konispol, pasi dihet që Mitsubishi foristrad është i bashkisë dhe perdoret nga shoferi i tij”.