LSI: Realiteti dhe propaganda, 25 prilli referendum të ndahemi nga kryemashtruesit

Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon qeverinë Rama se nuk po bën asgjë për banorët e izoluar nga bora në këto ditë të ftohta vetëm propagandë.

Për median, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili solli në vëmendje videon nga Peshkopia, ku për shkak të 10 km rrugë të bllokuar humbi jetën një e moshuar. Si dhe foton e publikuar nga ministrja e Shëndetësisë ku një infermiere mat tensionin një gruaja në mes të borës.

Po ju tregoj përkundrejt propagandës së shëmtuar dhe të neveritshme të qeverisë në këto të vështira, më të ashtuquajturin ‘shërbim shëndetësor’ e me fotot e tyre propagandistike, se cili ka qenë realiteti dhe së bashku le të ndjekim videon.

Një video, e cila flet vetë se si vetëm rreth 10 kilometra nga Peshkopia, të rinj e të reja por edhe qytetarë të tjerë përpiqen me çdo kusht e me çdo mjet të çojnë një të moshuar për në spital, në gjendje shumë të vështirë shëndetësore, e pa ndihmuar, e pambështetur nga asnjë segment i shtetit. Dhe kjo e moshuar, për fat të keq, për mungesë të ndihmës mjekësore, humbet jetën.

Përkundrejt kësaj, ju shikoni foto propagandistike, të cilat tregojnë mjekë që tregojnë mjekë që bëjnë sikur matin tensionin në borë, siç e shikoni, ja tek i keni fotot, të cilat janë të turpshme edhe nga ana profesionale”

Vasili denoncoi dhe faktin “se është ulur mbi 30 për qind numri i testimeve dhe janë bërë 1200 testime më pak

Vasili thotë se ka vetëm një rrugë dhe një zgjidhje dhe ai është 25 prilli.

“Në një referendum të paparë në Shqipërinë pluraliste, më 25 prill duhet të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga krye mashtruesi dhe krye mashtruesët, të cilët kanë luajtur dhe kanë guxuar të luajnë edhe në këtë moment që flasim, edhe me jetën, edhe me vdekjen e shqiptarëve.”

SHKARKO APP